Mbretëria e Bashkuar ka nisur përgatitjet për një evakuim të mundshëm të qytetarëve britanikë nga Libani pas vrasjeve të javës së kaluar në Bejrut dhe Teheran të cilat kërcënojnë të transformojnë luftën në Gazë në një konflikt mbarë-rajonal.
Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Ministria e Mbrojtjes thanë në një deklaratë se ekspertë konsullorë, zyrtarë të forcave kufitare dhe personel ushtarak janë vendosur në rajon si pjesë e planifikimit për “një sërë skenarësh të mundshëm konflikti me tensionet në rritje”.
Ndërkohë, anijet RFA Cardigan Bay dhe HMS Duncan tashmë ndodhen në Mesdheun lindor, me forcat ajrore që po i vendosin helikopterët e transportit në gatishmëri.
Bëhet e ditur se vendimi për të vendosur forcat në gatishmëri vjen pas një takimi midis Sekretarit të Mbrojtjes, John Healey dhe homologut të tij izraelit Yoav Gallant, gjatë një vizite në rajon nga Healey dhe Sekretari i jashtëm, David Lammy.
Qeveria përsëriti gjithashtu një thirrje për shtetasit britanikë në Liban që të largohen, duke u bashkuar me thirrjen e SHBA-së dhe disa vendeve të tjera.
Frika se lufta në Gazë është në prag të shndërrimit në një konflikt që mund të konsumojë pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme u rrit gjatë fundjavës pas sulmeve të fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme kokë më kokë që kur milicia libaneze filloi të qëllonte kundër Izraelit një ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, gjoja për të ndihmuar aleatët e palestinezë.
Paralelisht me luftimet në Gazë, konflikti që ndan dy vendet është përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë 10 muajve të fundit, me dhjetëra mijëra njerëz nga të dyja palët të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Tensionet arritën nivele të paprecedentë këtë javë pas vrasjeve të njëpasnjëshme të Fuad Shukur, komandantit të dytë të Hezbollahut, dhe shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Izraeli ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Shukurit, në një sulm me raketa në Bejrut që vrau gjithashtu katër persona të tjerë dhe plagosi rreth 70.
Në tjetrën anë, Izraeli tha se Hezbollahu ishte fajtor për një sulm me raketa në lartësitë e Golanit që vrau 12 fëmijë.
Vetëm disa orë më vonë, vrasja e Shukurit u la në hije nga lajmi se Haniyeh ishte vrarë gjatë një vizite në Teheran për inaugurimin e presidentit të ri të Iranit.
Ndryshe, SHBA-ja, aleati më i rëndësishëm i Izraelit, tha se do të dërgojë anije luftarake dhe aeroplanë luftarakë shtesë në rajon për të “mbrojtur personelin amerikan dhe për të mbrojtur Izraelin”.
Luftimet në Rripin e Gazës kanë tërhequr gjithashtu grupe militante në Siri, Irak dhe Jemen, të cilët kanë gjuajtur me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe aseteve të SHBA-së në rajon.
Teherani sulmoi drejtpërdrejt Izraelin për herë të parë në prill, pasi një sulm izraelit vrau disa roje revolucionare në konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian, Damask.
Ndërkohë, luftimet vazhdojnë të ndezen në Gazë, ku zyrtarët shëndetësorë thanë se konflikti tani kishte vrarë pothuajse 40,000 njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHezbollahu vret dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Ministri malazez i Mbrojtjes ua ndalon vartësve të tij komunikimin me krerët e shtetit
Shefi i Hezbollahut flet për herë të parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban
Mjeku libanez rrëfen tmerrin pas sulmit me pejxherë: Më është dashur të “nxjerrë” më shumë sy në një natë sesa gjatë tërë karrierës
Turqia thotë se nuk do të ishte e interesuar të bashkohej me BRICS, nëse do të ishte një vend anëtar i BE-së
Si Ukraina i ktheu mikrofonat e telefonave në një rrjet të mbrojtjes ajrore?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo