Bashkimi Evropian i ka dërguar Ukrainës 1.5 miliard euro duke përdorur të ardhurat e marra nga asetet e Bankës Qendrore Ruse që mbeten të ngrira si pjesë e sanksioneve të gjera të bllokut.
Bëhet e ditur se 90% e ndihmës financiare do të shkojë për blerjen e armëve, municioneve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, të cilat Ukrainës i duhen urgjentisht për të zmbrapsur përparimet e trupave pushtuese.
Pjesa e mbetur do të kontribuojë në përpjekjet e rindërtimit, veçanërisht infrastrukturën energjetike.
Kjo pasi Brukseli shqetësohet se shkatërrimi i gjerë i rrjetit energjetik të Ukrainës mund të shkaktojë një krizë humanitare dhe një eksod të ri migracioni në dimër.
“BE-ja qëndron me Ukrainën”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Paratë do të përdoren për ta bërë Ukrainën dhe Evropën vend më të sigurt për të jetuar”, shtoi ajo.
Siç raportohet, njoftimi shënon transferimin e parë të parave sipas skemës së re bazuar në asetet e pamobilizuara të Rusisë, të vlerësuara në rreth 210 miliardë euro në të gjithë bllokun.
Projekti i paprecedentë ishte shumë muaj në përgatitje derisa shtetet anëtare arritën një marrëveshje mbi tekstet ligjore në maj, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Hungaria, një kundërshtare e zëshme e ndihmës ushtarake për Ukrainën, fillimisht kërcënoi të vendoste veton e saj dhe të bllokonte të gjithë nismën.
Por, muajin e kaluar vendet anëtare gjetën një rrugë ligjore për të anashkaluar këtë pengesë, duke argumentuar se Hungaria kishte abstenuar nga marrëveshja e majit dhe për këtë arsye i mungonte e drejta për të marrë pjesë në hapat e tjerë.
Në atë kohë, u deklarua se transferimi i parë do të kushtonte 1.4 miliard euro. Së fundmi, shuma shkoi në 1.5 miliard euro, me gjasë për shkak të ndryshimeve në normat e interesit.
Ndërkohë, të ardhurat të cilat Moska nuk ka të drejtë t’i marrë për shkak të sanksioneve të miratuara në fillim të vitit 2022, vijnë nga Euroclear, një depozitë e vendosur në Bruksel që mban shumicën e aseteve të palëvizshme.
Ndërsa transferimi i radhës do të bëhet në mars të vitit 2025.
Më e rëndësishmja, 1.5 miliard euro do të futen direkt në buxhetin e Ukrainës. Kjo ndryshon nga ndihma e mëparshme ushtarake që blloku ka drejtuar në kuadër të Mjetit Evropian të Paqes (EPF), i cili rimburson pjesërisht shtetet anëtare për armatimin e dhuruar në Kiev.
EPF është bllokuar nga Hungaria për më shumë se një vit, duke rezultuar në paralizën e 6.5 miliardë eurove. Më parë këtë javë, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, e përshkroi bllokimin si “thjesht të turpshëm”.
Ndryshe, BE-ja rinovon sanksionet e saj çdo gjashtë muaj, që do të thotë se, nëse Hungaria ose dikush tjetër do të parandalonte rinovimin në një moment në të ardhmen, asetet do të shkriheshin dhe kredia do të shpërbëhej.
Komisioni ka propozuar dy opsione për të siguruar një parashikueshmëri më të madhe: asetet do të mbeten të palëvizshme përgjithmonë derisa Rusia të pranojë të kompensojë Ukrainën për dëmet ose sanksionet mbi asetet do të rinovohen për periudha më të gjata.
Diskutimet për opsionet janë në fazën fillestare dhe pritet të vazhdojnë pas pushimeve verore. Edhe një herë, do të kërkohet unanimiteti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: “Dilni dhe votoni, pasi nuk do t’iu duhet ta bëni më”
Një raketë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore gjendet në një fshat në Poloni, nis evakuimi i banorëve
Çfarë rikthimi i Donald Trumpit – Dikur e quante ‘plehër’ Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë