LAJMI I FUNDIT:

Reali po mendon të nënshkruajë me Aymeric Laporten, por ka një pengesë

Reali po mendon të nënshkruajë me Aymeric Laporten, por ka një pengesë

Aymeric Laporte mund të largohet nga Arabia Saudite për tu rikthyer në Spanjë dhe të nënshkruajë me Real Madridin.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka pasur paraqitje fantastike me Kombëtaren e Spanjës në Euro 2024 duke u shpallur kampion të Evropës.

Aktualisht, mbrojtësi luan për Al Nassr në Arabinë Saudite , por dëshira e tij për të konkurruar në një nivel më të lartë dhe për t’iu bashkuar klubit të bardhë është tejet e madhe.


Me largimin e Nacho Fernandez dhe pasigurinë për të ardhmen e Antonio Rudiger, Real Madrid e ka identifikuar Laporten si përforcimin ideal për mbrojtjen e tij.

30-vjeçari është i gatshëm të heqë dorë nga paga e tij e lartë në Arabinë Saudite për të përmbushur ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Real Madridit.

Megjithatë, pengesa kryesore është vetë Al Nassr, i cili nuk është i gatshëm të heqë lehtësisht një nga shtyllat e tij mbrojtëse.

Siç raporton El Larguero, klubi saudit heziton të negociojë largimin e Laportes, duke komplikuar kështu planet e klubit madrilen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Ligue 1
Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre

Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre "po shkatërrohet" nga taktikat e Marescas

Premier League
Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Dy formacionet që do të përdorë Carlo Ancelotti për sezonin e ardhshëm

Dy formacionet që do të përdorë Carlo Ancelotti për sezonin e ardhshëm

La Liga
Guardiola e tall brutalisht Grealishin para gjithë skuadrës së Man Cityt

Guardiola e tall brutalisht Grealishin para gjithë skuadrës së Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori