Lentet me shumë fokuse janë një inovacion i rëndësishëm në fushën e oftalmologjisë, duke ofruar një zgjidhje të avancuar për pacientët me dioptri për larg dhe afër apo edhe për ata me kataraktë.
Këto lente janë projektuar për të lejuar syrin të fokusohet në disa distanca të ndryshme: afër, distanca të mesme dhe larg, njëkohësisht, duke e bërë të mundur për pacientët të shohin qartë në aktivitetet e përditshme pa nevojën për syze.
Tani e sa vite, ky shërbim ofrohet edhe në Spitalin “Kubati” ku realizohet në baza ditore me një procedurë shumë të shkurtër dhe të lehtë për pacientin.
Lentet me shumë fokuse janë të dizajnuara me teknologji optike të avancuara që ndajnë dritën në disa pika, fokuse. Kjo lejon syrin të adaptohet dhe të shohë qartë në distanca të ndryshme. Për shembull, një person me lente me shumë fokuse mund të lexojë libra në një distancë të afërt, të shikojë televizorin në një distancë mesatare, dhe të lexojë shenjat rrugore në një distancë të largët pa nevojën për të ndërruar syze.
Duke pasur parasysh stilin e jetës, profesionet të ndryshme të personave të moshës së mesme ku nevoja për dy palë syze apo edhe syze multifokale është e pashmangshme, kjo është zgjidhja ideale. Njësoj, kjo zgjidhje është ideale edhe për ata të cilët për arsye të ndryshme nuk e plotësojnë kushtin për intervenim laserik të dioptrisë.
Gjithsesi, në Spitalin “Kubati” fillimisht rekomandohet që të bëhen testet e nevojshme për të parë nëse syri ka ndonjë anomali paraprake të shkaktuar nga ndonjë lëndim apo edhe të lindur. Ndër të tjerash, këto teste bëjnë edhe matjen individuale të thjerrëzës e cila porositet në mënyrë individuale për secilin pacient me parametrat e përcaktuara nga matja. E gjithë kjo në mënyrë që të arrihet një pasqyrë sa më e qartë dhe siguri për pacientin.
Avantazhet e lenteve me shumë fokuse
Pacientët që zgjedhin lentet me shumë fokuse përjetojnë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së pamjes pas operacionit.
Disa prej avantazheve kryesore të këtyre lenteve janë:
– Lentet me shumë fokuse e eliminojnë nevojën për syze korrektuese pas operacionit. Kjo përmirëson lirinë dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit.
– Aftësia për të fokusuar në distanca të ndryshme bën që aktivitetet e përditshme të jenë më të lehta dhe më të përshtatshme për pacientët.
– Zgjidhje e përhershme: Lentet me shumë fokuse ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive për dioptrinë dhe kataraktën, duke i lejuar pacientët të mos kenë nevojë për trajtime shtesë në të ardhmen për të korrigjuar të pamurit e tyre.
Fusha e oftalmologjisë vazhdon të zhvillohet dhe hulumtimet e vazhdueshme synojnë të përmirësojnë teknologjinë dhe performancën e lenteve me shumë fokuse. Kjo përfshin përdorimin e materialeve më të përshtatshme dhe inovacionet në dizajnet e lenteve për të përmirësuar përshtatshmërinë dhe kënaqësinë e pacientit.
Lentet me shumë fokuse janë një zgjidhje efektive dhe moderne për pacientët me dioptri dhe kataraktë, duke u siguruar atyre mundësinë për të parë qartë në disa distanca të ndryshme pa pasur nevojë për syze.
Me imlementimin e teknologjive të fundit laserike, praktikave inovative në oftalmologji, personeli i Spitalit “Kubati” në vazhdimësi u ofron pacientëve gamë të gjerë të trajtimeve dhe zgjidhje të personalizuara.
Po në të njëjtën kohë, ata janë në dispozicion të mjekëve të rinj në Kosovë si dhe regjion duke ofruar trajnime si dhe konsultime për raste specifike!
Kubati – Aty ku teknologjia dhe kujdesi bashkohen për të krijuar një botë më të qartë dhe më të bukur për ju!
Web: www.kubati.net
E-mail: info@kubati.net
Facebook: Kubati
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Pas Bankës Botërore, edhe FMN largon Kosovën nga grupi i vendeve me situata të brishta

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s

IPKO prezanton pakot e reja Roaming - Internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë

Varfëria në Bashkimin Evropian - cilat vende po përballen me krizën më të madhe?

Hallakate ofron 50% zbritje në trajnimin për Social Media Management me Inteligjencë Artificiale

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë