Lista e dhjetë lojtarëve më të paguar në Ligën Premier – ka befasi në mesin e emrave
Lista prej dhjetë lojtarëve më të paguar në Ligën Premier është zbuluar aty ku janë të përfshirë disa emra që janë befasi për tifozët.
Nuk është një sekret që lojtarët e Ligës Premier janë në mesin e lojtarëve më të paguar në planet, ani pse Superliga e Arabisë ka joshur disa prej emrave të njohur të futbollit botëror, t’u bashkohen atyre.
Por kush janë lojtarët më të paguar në Ligën Premier?
Nuk është një befasi që Manchester City dominon këtë listë, duke marrë parasysh pagën bazë pa i përfshirë bonuset.
Sipas Capology, Kevin De Bruyne merr një pagë vjetore prej 20.8 milionë eurosh, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në elitën e futbollit anglez.
Bashkëlojtari i tij Erling Haaland është i dyti në renditje, duke përfituar plotë 19.5 milionë euro në vit.
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili po futet në vitin e tij të fundit të kontratës, përfiton 18.2 milionë euro, ashtu siç fiton edhe mesfushori i Manchester United, Casemiro.
Raheem Sterling i Chelseat paguhet rreth 16.9 milionë euro në sezon, njësoj si Romelu Lukaku, i cili nuk ka luajtur ndonjë ndeshje për klubin londinez që nga 2022 për shkak se u aktivizua në huazim tek Interi dhe Roma.
Dy yjet e tjerë të Man Cityt, Jack Grealish dhe Bernardo Silva, që të dy raportohet se kanë një pagë bazë prej 15.6 milionë euro në vit, ndërsa rivali i tyre i qytetit Marcus Rashford, paguhet 15.6 milionë euro nga Man Unitedi.
Dhe emri i fundit që kompleton listën është Kai Havertz, të cilit iu dha një kontratë prej 14.56 milionë euro në vit kur kaloi nga Chelsea tek Arsenali verën e kaluar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë
Laporta dhe Deco insistojnë ta bindin lojtarin e padëshiruar të largohet nga Barcelona
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët
Xabi Alonso e do me çdo kusht transferimin e yllit të Real Madridit këtë verë
Real Madridi deklaron një rekord financiar që asnjë klub në histori të futbollit nuk e ka arritur
Williams te Barcelona? De Marcos paralajmëron sensacionin spanjoll
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit
Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore
Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës
Pesë arsye pse Kamala Harris mund të jetë "makthi më i keq" i Donald Trump
Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet
Leny Yoro tallet me Real Madridin në intervistën e parë si lojtar i Man United