LAJMI I FUNDIT:

Milani blindon talentin e madh Francisco Camarda

Milani blindon talentin e madh Francisco Camarda

Klubi italian, Milani ka njoftuar zyrtarisht se ka blinduar talentin e madh, Francisco Camarra me një kontratë afatgjatë.

Francesco, i lindur në Milano më 10 mars 2008, iu bashkua akademisë së të rinjve kuqezi në moshën 7-vjeçare. Ai ka spikatur për aftësitë e tij teknike dhe rekordin mbresëlënës të golave ​​në sektorin e të rinjve.

Gjatë sezonit 2021/22, ai ishte i rëndësishëm për të ndihmuar ekipin e tij të siguronte Scudetton me grupmoshat U15.


Ka shënuar mbi 500 gola me të rinjtë, Milani mund ta bëjë Camardën debutuesin më të ri në histori
Lexo po ashtu Ka shënuar mbi 500 gola me të rinjtë, Milani mund ta bëjë Camardën debutuesin më të ri në histori

Ai e kaloi sezonin e kaluar me ekipin U19, duke bërë gjithsej 41 paraqitje dhe duke shënuar 14 gola në të gjithë ligën, UEFA Youth League dhe Coppa Italia Primavera.

Më 25 nëntor 2023, në moshën 15 vjeç, 8 muaj dhe 16 ditë, ai u bë lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Serie A në një ndeshje në shtëpi kundër Fiorentinës. Ai gjithashtu bëri një paraqitje të dytë në San Siro kundër Frosinone.

U fut në histori të Serie A si debutuesi më i ri - prindërit e sensacionit të Milanit nuk i mbanin lotët
Lexo po ashtu U fut në histori të Serie A si debutuesi më i ri - prindërit e sensacionit të Milanit nuk i mbanin lotët

Mes majit dhe qershorit, sulmuesi i ri mori pjesë në Kampionatin Evropian U17 me kombëtaren, duke kontribuar në fitoren e titullit me 5 paraqitje dhe 4 gola dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Aktualisht, së bashku me katër lojtarë të tjerë kuqezi, ai po merr pjesë në Kampionatin Evropian U-19 që po mbahet në Irlandën e Veriut.

Kjo ka bërë që Milani të mos mendohet gjatë dhe ta blindoj talentin e tyre të madhe me një kontratë katërvjeçare.

“AC Milan ka njoftuar se Francesco Camarda ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale. Francesco do të vazhdojë aventurën e tij me kuqezinjtë në Milan Futuro dhe do të qëndrojë me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori