LAJMI I FUNDIT:

Opozita paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të ligjit për KPM-në dhe atij për KPK-në

Opozita paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të ligjit për KPM-në dhe atij për KPK-në

Votimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e shumicës miratuan dy ligje jetike për organizimin shoqëror, kanë nxitur një debat të ashpër politik dhe juridik.

Ligjet në fjalë, ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ai për Komisionin e Pavarur të Mediave, janë kritikuar për tendencën e kapjes antikushtetuese të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), këto veprime përbëjnë një vazhdimësi të përpjekjeve populliste të kryeministrit Albin Kurti për të hartuar ligje që, sipas tyre, dëmtojnë ekuilibrin demokratik dhe ndarjen e pushteteve në vend.


Me 59 vota pro, Kuvendi miraton Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave
Lexo po ashtu Me 59 vota pro, Kuvendi miraton Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave

LDK thekson se kjo praktikë është tashmë e konfirmuar si kundërkushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Për më tepër, LDK vuri në dukje se të dy ligjet janë në mospërputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, gjë që përbën një shmangie nga orientimi euro-atlantik i Kosovës.

Sipas partisë opozitare, kjo është një praktikë e zakonshme e qeverisjes populliste që ndjek logjikën e të majtës ekstreme.

“LDK-ja as nuk pranon e as nuk toleron tendencën e kapjes së drejtësisë dhe të mediave. Demokracia si vlerë dhe si praktikë, për ekstremistët e majtë mund të jetë e rëndë, por për Republikën e Kosovës është e shenjtë,” thuhet në komunikatën e LDK-së.

Rohde e Szunyog për Ligjin e KPM: Kuvendi dështoi në inkorporimin e rekomandimeve të BE-së
Lexo po ashtu Rohde e Szunyog për Ligjin e KPM: Kuvendi dështoi në inkorporimin e rekomandimeve të BE-së

Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, LDK ka nisur hartimin e lëndëve përkatëse për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen se, sikurse në dhjetë raste të mëparshme kundërkushtetuese, edhe dy ligjet e miratuara sot do të rrëzohen.

“Fatkeqësisht për vendin, humbja e kohës për të pasur një reformë të denjë dhe thelbësore në drejtësi mbetet e parikuperuar. Ky pushtet po i përfundon të katër vitet e qeverisjes në përpjekje antikushtetuese të kapjes së institucioneve, pa ndonjë rezultat konkret dhe pa ndonjë zhvillim thelbësor në asnjë fushë,” përfundon komunikata e LDK-së.

Një veprim të njëjtë e ka paralajmëruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.

Ai ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Krasniqi: Miratimi i ligjeve për KPM-në dhe KPK-në, vazhdimësi e mentalitetit autoritar të Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu Krasniqi: Miratimi i ligjeve për KPM-në dhe KPK-në, vazhdimësi e mentalitetit autoritar të Qeverisë Kurti

Sipas Tahirit, përpjekjet e përsëritura të shumicës për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, “morën formën e vendimit në seancën e sotme”.

“Përpjekjet e përsëritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e dy ligjeve në seancën e sotme. Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për t’i dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës,” ka shkruar ai në Facebook.

Nën arsyetimin se kanë përmbajtje antikushtetuese, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka propozuar që të hiqen nga rendi i ditës i seancës së sotme Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Projektligji për Zyrtarët Publikë. Megjithatë, ky mocion nuk kaloi pas kundërshtimit të partisë në pushtet- LVV.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Të pranishëm gjatë votimit të këtij projektligji ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa me 59 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë pasur një varg me kërkesa dhe komente në lidhje me Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ndryshimet e propozuara në Ligjin e ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) i ka quajtur përpjekje të Qeverisë për t’i kontrolluar mediat online që kanë përmbajtje të videove.

Ky Projektligj i dorëzuar më 27 dhjetor 2023 parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio dhe video materiale.

Neni 4 saktëson se për të shpërndarë video, platformat për shpërndarje të videove dhe mediat online duhet t’i nënshtrohen aplikimit për regjistrim, respektivisht licencimit në KPM, proces ky që kërkon një certifikatë biznesi në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe vërtetime nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Bashkimi Europian ka shprehur keqardhjen për “dështimin” e Kosovës për të inkorporuar rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilët janë në lexim të dytë në seancën e Kuvendin e Kosovës më 27 qershor 2024./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori