LAJMI I FUNDIT:

Franca përballet me Belgjikën, Portugalia kërkon çerekfinalen përballë Sllovenisë

Franca përballet me Belgjikën, Portugalia kërkon çerekfinalen përballë Sllovenisë

Kanë përfunduar katër duelet e para në 1/8 e finales në Euro 2024, derisa janë përcaktuar edhe katër skuadrat e para çerekfinaliste.

Megjithatë ditën e sotme (e hënë) do të mësohen edhe dy ekipe të tjera që do të kalojnë në çerekfinalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Padyshim që dueli kryesor do të zhvillohet në Merkur Spiel Arena në Dusseldorf me fillim nga ora 18:00 ku Franca do të përballet me Belgjikën.


Një duel ku përballë njëra tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe vetëm njëra do të vazhdoj rrugëtimin drejt trofeut të madh.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe nga ora 21:00 në Frankfurt, ku Portugalia e Cristiano Ronaldos do të përballet me Slloveninë.

Pasi kaluan nga grupi si të parët në tabelë, portugezët kërkojnë të kalojnë tutje pasi janë favorit në letër dhe CR7 është në kërkim të golit të parë.


Ndërkohë Sllovenia synon që të shkaktojë befasinë më të madhe deri më tani në Euro 2024, pasi synimi është të eliminojnë Portugalinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Përfaqësueset
Arrihet

Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri

Premier League
Southgate vendos për një ndryshim 'radikal' në formacion për çerekfinalen e Euro 2024, ndryshon edhe rreshtimin

Southgate vendos për një ndryshim 'radikal' në formacion për çerekfinalen e Euro 2024, ndryshon edhe rreshtimin

Përfaqësueset
Turqit pretendojnë se gjithçka është një mashtrim: A do të pezullohet Demirali pas festës së diskutueshme?

Turqit pretendojnë se gjithçka është një mashtrim: A do të pezullohet Demirali pas festës së diskutueshme?

Përfaqësueset
Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën

Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën

Përfaqësueset
Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë, formacionet e mundshme të dy super ndeshjeve çerekfinale në Euro 2024

Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë, formacionet e mundshme të dy super ndeshjeve çerekfinale në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori