LAJMI I FUNDIT:

Top skuadrat angleze po luftojnë për transferimin e Ademola Lookman

Top skuadrat angleze po luftojnë për transferimin e Ademola Lookman

Ademola Lookman mund të rikthehet në Ligën Premier pas dy viteve të kaluara në Serie A te Atalanta.

Sulmuesi nigerian i lindur dhe rritur në Angli, nuk arriti asnjëherë të lë gjurmë në elitën e futbollit anglez dhe u desh të transferohet te Atalanta për tu bërë protagonist.

Lookman ka pasur një sezon fantastik me bergamaskët të cilën e kurorëzoi me një tre golësh në finalen e Ligës së Evropës, duke i siguruar skuadrës italiane trofeun e parë evropian.


Paraqitja fenomenale e Ademola Lookman ka impresionuar drejtuesit e gjigantit evropian që ishin në stadium
Lexo po ashtu Paraqitja fenomenale e Ademola Lookman ka impresionuar drejtuesit e gjigantit evropian që ishin në stadium

Megjithatë Lookman mund të rikthehet në Angli, ku më parë ka veshur fanellat e Evertonit, Leicester Cityt, Fulhamit dhe Chalrton Athletic.

The Sun ka raportuar se top skuadrat angleze si Liverpool, Chelsea dhe Manchester United e kanë bërë prioritet nënshkrimin e sulmuesit këmbëshpejtë.

26-vjeçari dëshiron rikthimin në Angli për të lënë gjurmë, pasi është larguar më parë pa arritur të jetë protagonist.

Ishte hero në finalen e Ligës së Evropës, Bayerni po tenton transferimin e tij
Lexo po ashtu Ishte hero në finalen e Ligës së Evropës, Bayerni po tenton transferimin e tij

Atalanta është gati ta lejoj largimin e yllit kryesor të skuadrës, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurosh në klub.

Lookman ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm ku e përfundoi me 45 ndeshje të zhvilluara dhe duke shënuar 17 gola e duke asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Kalo në kategori