LAJMI I FUNDIT:

Bota reagon ndaj debatit midis Trumpit dhe Bidenit

Bota reagon ndaj debatit midis Trumpit dhe Bidenit

Politikanë, analistë e investitorë në Amerikë po përgatiten për një rikthim të mundshëm të Donald Trump në krye të shtetit.

Udhëheqja e fuqisë ekonomike më të madhe në botë mund të ketë implikime edhe nga shtete tjera si Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar, e deri në Australi.


Raportohet se qasja e politikës së jashtme të Trumpit rrezikon marrëdhëniet e SHBA-së me NATO-n, Ukrainën dhe Kinën.

E debati i Trumpit me presidentin aktual të SHBA-së Joe Biden, nuk ka shpëtuar pa reagime nga personalitete të vendeve të ndryshme.

Udhëheqësi i laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, tha se nëse zgjidhet kryeministër do të punojë me “këdo që do të jetë president”, duke theksuar se e vendos marrëdhënien “historike” të SHBA-së me Mbretërinë e Bashkuar “mbi individë”.

Kjo deklaratë vjen ndërsa partia e tij ka një epërsi të konsiderueshme në sondazhe përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 4 korrik.

Një tjetër figurë e lartë e qeverisë gjermane është ankuar për performancën e Joe Biden në debat dhe u ka kërkuar demokratëve ta zëvendësojnë atë me një tjetër kandidat.

“Fakti që një njeri si Trump mund të bëhet sërish president sepse demokratët nuk janë në gjendje të sigurojnë një kandidat të fortë kundër tij, do të ishte një tragjedi historike që e gjithë bota do ta ndjente”, tha Marie-Agnes Strack-Zimmermann, nga partia liberale FDP.

Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit
Lexo po ashtu Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit

Një zëdhënës i kancelarit gjerman Olaf Scholz nuk komentoi specifikat e debatit, por theksoi se kancelari e vlerëson Bidenin.

Ndërsa transmetohej debati, disa zyrtarë dhe ekspertë australianë morën pjesë në një seminar të titulluar “Trump 2.0”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ndjenja dërrmuese nga sot është se debati ishte një fatkeqësi për Biden”, tha Peter Dean, një profesor në Qendrën e Studimeve të Shteteve në Sidnei.

Reagim pati edhe nga shteti japonez.

“Trump nuk fitoi, por Biden mund të kishte shpërthyer”, tha Kunihiko Miyake, një ish-diplomat japonez dhe tani drejtor kërkimi në Institutin Canon për Studime Globale.

Marrëdhëniet japoneze me administratën e fundit të Trump u tensionuan nganjëherë nga kërkesat e tij për më shumë pagesa për ndihmën ushtarake, si dhe tensionet tregtare.

“Pyetja më e madhe për Japoninë do të ishte nëse Trump do ta vlerësojë dhe ruajë vërtet aleancën e sigurisë”, tha Takashi Kawakami, një profesor në Universitetin Takushoku të Japonisë në Tokio.

Ndërkohë, debati ka ngjallur shqetësime edhe në Korenë e Jugut, për mundësinë e zgjedhjes së një administrate të dytë Trump.

“Trump, si një maniak i luftës tregtare, mund të mos synojë vetëm Kinën, por të vendosë tarifa edhe kundër vendeve të tjera”, tha Stephen Lee, ekonomist në Meritz Securities në Seul. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbi 200 kandidatë heqin dorë nga gara e zgjedhjeve - po krijohet blloku kundër të djathtës ekstreme në Francë

Mbi 200 kandidatë heqin dorë nga gara e zgjedhjeve - po krijohet blloku kundër të djathtës ekstreme në Francë

Evropa
Dëgjuan një zhurmë të pazakontë dhe gërmuan trotuarin - punonjësit indonezian u tronditën kur panë tri krokodila

Dëgjuan një zhurmë të pazakontë dhe gërmuan trotuarin - punonjësit indonezian u tronditën kur panë tri krokodila

Azia
SHBA me ndihmë të re prej 2.13 miliardë eurove për Ukrainën - po realizohen kërkesat e Zelenskyt

SHBA me ndihmë të re prej 2.13 miliardë eurove për Ukrainën - po realizohen kërkesat e Zelenskyt

Evropa
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Kjo pamje e qenit i hutoi njerëzit, askush nuk ka shpjegim se si kafsha po qëndron brenda pishinës

Kjo pamje e qenit i hutoi njerëzit, askush nuk ka shpjegim se si kafsha po qëndron brenda pishinës

Botë
Greken 13-vjeçe e godet rrufeja në plazh, mbetet e vdekur në vend – ishte vetëm një metër e gjysmë larg prindërve

Greken 13-vjeçe e godet rrufeja në plazh, mbetet e vdekur në vend – ishte vetëm një metër e gjysmë larg prindërve

Greqia
Kalo në kategori