Imagjinoni të keni një telefon që ju jep aftësinë për të parë përmes mureve.
Sipas mediave të huaja, një projekt që është në punë për 15 vjet vazhdon të përparojë. Qëllimi është të zhvillohet një çip që lejon përdoruesit e telefonëve të shohin përmes sipërfaqeve të ngurta të ngjashme me rrezet X.
Por kjo e fundit është e dëmshme për njerëzit kështu që në vend që të përdorë rrezet X, telefoni përdor sinjale në gamën 200 GHz deri në 400 GHz.
Deri tani, testet kanë treguar se teknologjia mund të shohë përmes pluhurit, mjegullës së dendur dhe grimcave të ajrit që drita normalisht nuk depërton, transmeton Telegrafi.
Teknologjia është duke u zhvilluar në Universitetin e Teksasit në Dallas, me Dr. Kenneth O, profesor i inxhinierisë elektrike dhe drejtor i Qendrës Analoge të Përsosmërisë në Teksas, si një nga autorët e një raporti që detajon përparimet më të fundit të bëra nga studiuesit.
“Superheronjtë si Superman – ne të gjithë jemi rritur me këtë. Për të qenë në gjendje të shohim përmes gjërave, vizioni me rreze X ishte diçka gjithmonë emocionuese dhe frymëzuese”, tha ai.
Pajisje të tilla mund të përdoren edhe nga spitalet për të kontrolluar nivelet e hidratimit të pacientëve. Tani për tani, teknologjia kërkon që objekti që telefoni kërkon të shikojë të vendoset jo më shumë se një centimetër larg pajisjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'
Bëhet virale videoja e burrit që tregon se pse sipas tij "Al nuk është reale"
Kompjuteri në ftohës
Skype 5.2.60.113
Razer Switchblade
Samsung thuhet se do të zvogëlojë numrin e prodhimit të telefonave për vitin 2022
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë