LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen disa nga emrat që do të performojnë në Beerfest Kosova 2024

Zbulohen disa nga emrat që do të performojnë në Beerfest Kosova 2024

Festivali Beerfest Kosova 2024, shpalos disa nga emrat e shquar të artistëve të cilët do të performojnë gjatë katër netëve aq sa do të zgjas festivali.

Ndër ta, emrat e njohur si: Yll Limani, Ghetto Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Diona Fiona, Grupi 403, Ardi dhe Mirdoni, Buta, Blerando, Kida, La Fazani janë vetëm fillimi i një liste që do të vazhdojë të shtohet ditë pas dite.

Në ditët në vazhdim, do të prezantohen emra tjerë të skenës muzikore që do të performojnë në festival.

Festivali nuk përfshin vetëm muzikën, por ofron një laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët. Nga degustimi i birrave të shumta vendore dhe ndërkombëtare, deri te këndi i ushqimit dhe pijeve jo alkoolike nuk do të mungojë asgjë për ta bërë këtë përvojë sa më mbresëlënëse për të gjithë.

Pra, bashkohuni me ne për të përjetuar emocionin, shijuar birrën duke krijuar kujtime të paharrueshme në Beerfest Kosova 2024!

Pagesat do të jenë “Cashless”, pra do të bëhen në mënyrë elektronike me byzylyk, në pikën e dedikuar brenda hapësirës së festivalit.

Beerfest Kosova do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë nga data 12 deri më 15 korrik 2024.

Këtu mund të rezervoni biletën tuaj,Early Bird Ticket.

Për më shumë informacione rreth agjendës së aktiviteteve dhe për të rezervuar biletën tuaj në kohë, ndiqni rrjetet sociale Facebook dhe Instagram

Kjo do të jetë një përvojë për të mos u harruar, me muzikë, birrë, ushqim dhe shumë surpriza të tjera!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

ZiuuRugs
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Eurokoha
Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Perfetta Pashteta
Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Vitaland
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare

Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare

Elfije Boletini
Kalo në kategori