LAJMI I FUNDIT:

Ylli që nuk “shuhet”

Ylli që nuk “shuhet”
Foto: Yll Limani/Instagram

Është ndër artistët më të veçantë të tregut muzikor shqiptar! Këngët e tij bëhen hite, edhe nëse klipi i tyre mungon – është ky Yll Limani, artisti i ri i skenës, i cili përcillet nga sukseset e njëpasnjëshme.

Ai nuk po ndalet së sjelli projekte të reja, të cilat po arrin të pëlqehen në masë të madhe nga publiku. Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ylli vjen për të rrëfyer më të rejat nga karriera e tij dhe jeta private, duke treguar se muajt në vazhdim do të jenë të mbushura me muzikë…


Ylli, keni publikuar së fundmi këngën tuaj më të re “A ja ka vlejt”. Na trego pak sa jeni ndarë i kënaqur me suksesin e saj?

Jam shumë i gëzuar që për kaq pak kohë nga publikimi, njerëzit e kanë pëlqyer dhe ka arritur të depërtojë në zemrat e njerëzve që e pëlqejnë muzikën time.

Vetëm një muaj më parë sollët edhe këngën “Ty”, një këngë e bukur dashurie. Ishte dedikim?

Çdo këngë e imja ka diçka personale, për shkak se kur shkruaj, nuk mund t’ju ikë përjetimeve të mia që doemos pastaj i përkthej në melodi dhe tekst.

Foto: Yll Limani/Instagram

Jeni shumë aktiv me këngë të reja në muzikë. Do të vazhdoni të publikoni projekte të reja?

Patjetër. Gjatë këtij muaji vjen edhe projekti i radhës, që është surprizë dhe që besoj do ju zë në befasi.

Shumica e këngëve tuaja (veçanërisht ato më të suksesshmet) janë pa klipe. Mendon se është njëlloj “oguri” kjo për ty?

E them shpesh si në shaka që nëse dua që një këngë e imja të ketë sukses, e nxjerr pa klip. Thjeshtë, mendoj që kur fokusi është 100 për qind te kënga, kjo e bën më të lehtë depërtimin tek publiku.

Performuat së fundmi edhe në spektaklin “The Voice Of Albania”. Ju kishte marrë malli për skenën e një talent-show?

Ndjeva po të njëjtat emocione dhe ankthin që më kaplonte në kohën kur isha vetë konkurrent. Por, pasi i thashë vetës që kësaj radhe nuk je në garë, je thjeshtë i ftuar special, e mora me më pak trishtim dhe e shijova.

Yll Limani gjatë interpretimit si i ftuar në “The Voice of Albania”

Bashkëpunimi i fundit që sollët ishte me 2po2. Do të ketë sërish bashkëpunime tjera këtë vit, nëse po? Me kë?

Këtë do e zbuloni këtë muaj.

Si është një ditë e zakonshme e Yllit dhe nga e merr inspirimin?

Ditet e mia fillojnë herët në mëngjes, palestër, dreka me miq, dhe në mbrëmje jam në studio. Tingëllon e mërzitshme, sepse në fakt është e mërzitshme (qesh).

Foto: Yll Limani/Instagram

Po të rejat nga jeta private. A është Ylli ‘single’?

Në bisedime e sipër.

Një artisti ri por me një karrierë të suksesshme. Cilën nga këngët tuaja e cilësoni si më të suksesshmen?

Mendoj që nuk më përket mua të veçoj ndonjërën nga këngët e mia. Është në dorën e publikut, ai vendos se cilat nga këngët e mia do të jetojnë më gjatë.

Foto: Yll Limani/Instagram

Thënia juaj e jetës?

“Nëse talentin që të është dhuruar nuk e shfrytëzon, atëherë nuk ke jetuar”.

Ylli, faleminderit që ishe pjesë e intervistës. Cili do të ishte mesazhi yt për fund për lexuesit e kësaj interviste?

Dëgjoni muzikë të mirë, lexoni libra të mirë dhe shijojeni çdo ditë me njerëzit tuaj të zemrës. /Telegrafi/

Foto: Yll Limani/Instagram

Në trend

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori