eksperti ad

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot rreth orës 13:30 nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.


Sipas tij, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Pllana.

Siç tha Pllana aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Edhe Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka bërë të ditur për Telegrafin se pas pranimit te informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Renda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Shala.

Siç tha ajo deri më tani këto informata i posedojnë: "Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë". /Telegrafi/