Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për persona të plagosur


Lajmi në plotësim...
Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë sot në qendër të Podujevës.
Të shtëna me armë në Podujevë, policia në vend të ngjarjes
Të shtëna me armë po raportohet të ketë ndodhur sot në qendër të Podujevës, ndërsa njësitet policore dhe ambulanca janë në vend të ngjarjes.
Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka bërë të ditur për Telegrafin se pas pranimit te informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Renda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Lidhur me rastin ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Shala.
Siç tha ajo deri më tani këto informata i posedojnë: "Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë".
Telegrafi po ashtu ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/









































