LAJMI I FUNDIT:

Milani synon t’i “rrëmbejë” Juventusit njërin prej lojtarëve kryesor

Milani synon t’i “rrëmbejë” Juventusit njërin prej lojtarëve kryesor

Raportimet sugjerojnë se Milani ka kërkuar informacion për statusin e Adrien Rabiot pasi kontrata e tij tek Juventusi është shumë pranë skadimit.

Mesfushori francez kishte nënshkruar një kontratë një vjeçare me “Zonjën e Vjetër” në qershor të vitit të kaluar, e cila ishte e vlefshme për shtatë milionë euro në sezon.


Me kontratën e tij aktuale që skadon në më pak se tri javë, klubi po punon fortë për të arritur një marrëveshje të re në lidhje me kushtet personale me nënë dhe agjenten e tij Veronique Rabiot.

Negociatat mes Rabiotit dhe Juventusit kanë dëshmuar se nuk janë aspak të lehta por drejtori Cristiano Giuntoli po vazhdon punën për ta zgjidhur situatën.

Në të njëjtën kohë, 29-vjeçari po përgatitet për Kampionatin Evropian me Francën, aty ku pritet që ta marrë fanellën e titullarit nga përzgjedhësi Didier Deschamps.

Milani merr ofertë të parefuzueshme nga PSG për Theo Hernandez
Lexo po ashtu Milani merr ofertë të parefuzueshme nga PSG për Theo Hernandez

MilanNews.it ka raportuar se drejtori i kuqezinjve Geoffrey Moncada ka kërkuar informacion për Rabiot para hapjes së afatit kalimtar veror, pasi po synon transferimin e një mesfushori të ri.

Në listën e Milanit përveç Rabiotit është edhe Youssouf Fofana i Monacos, i cili duket se këtë verë do të largohet nga Ligue 1.

Nëna dhe agjentja e Rabiotit, Veronique po merr kohën e saj në bisedime me Juventusin dhe në të njëjtën kohë po shikon edhe destinacione të tjera, me disa klube të Ligës Premier që janë të interesuara./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori