LAJMI I FUNDIT:

Zelensky beson se SHBA duhet të lejojë Ukrainën të godasë Rusinë me raketa ATACMS

Zelensky beson se SHBA duhet të lejojë Ukrainën të godasë Rusinë me raketa ATACMS

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Shtetet e Bashkuara duhet të lejojnë Ukrainën të godasë objektivat ushtarake në Rusi me raketa me rreze të gjatë ATACMS.

Këto komente siç raporton The Telegraph, Zelensky i ka bërë gjatë një fjalimi në një konferencë të sigurisë në Singapor, transmeton Telegrafi


Ai falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për lejimin e Ukrainës për të goditur territorin rus me armë amerikane, por tha se kufizimet në përdorimin e sistemeve me rreze të gjatë duhet gjithashtu të hiqen.

Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve
Lexo po ashtu Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve

“A është kjo [leja] e mjaftueshme? Jo. Pse? Sepse unë ju kam dhënë shembullin e fushave ajrore nga të cilat Rusia qëllon vazhdimisht, me qetësi duke e ditur se Ukraina nuk do të kundërpërgjigjet sepse nuk ka sisteme përkatëse dhe nuk ka leje”, tha Zelensky

Ai shtoi se Rusia vazhdon të përdorë artileri me rreze të gjatë dhe rreth 300 sisteme armësh me dhjetëra mijëra raketa në anën e saj të kufirit për të sulmuar Ukrainën.

“Pra, ata i kanë këto armë atje dhe nuk i heqin sepse e dinë se Ukraina nuk mund t’i shënjestrojë me armatim perëndimor edhe nëse ata qëllojnë kundër nesh”, shpjegoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Botë
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kalo në kategori