LAJMI I FUNDIT:

Nga Dellova te Hazrollaj e Hyseni, pesë yjet e Superligës së Kosovës të ftuar për miqësoren me Norvegjinë

Nga Dellova te Hazrollaj e Hyseni, pesë yjet e Superligës së Kosovës të ftuar për miqësoren me Norvegjinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj vetëm një ndeshje miqësore në muajin qershor, ku më datën 5 do të takohet në Oslo me Përfaqësuesen e Norvegjisë.

Përzgjedhësi i Dardanëve, Franco Foda ka publikuar listën me 23 futbollistë të grumbulluar për këtë duel miqësorë.

Nuk mungojnë as kësaj radhe futbollistët nga elita e futbollit kosovar Albi Mall Superliga, pasi Foda ka ftuar pesë prej tyre.


Ballkani dhe Llapi kanë nga dy futbollistë të ftuar, derisa një tjetër është ftuar nga Malisheva.

Në mbrojtje janë ftuar tanimë dy të rregullit, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi.

Dyshja kanë qenë fantastik këtë edicion me skuadrat e tyre Ballkanin dhe Llapin, derisa kanë zënë vend edhe në formacionin e sezonit nga redaksia e sportit në Telegrafi.

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj
Lexo po ashtu Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Dellova dhe Krasniqi janë grumbulluar në qendër të mbrojtjes së bashku me Amir Rrahmanin dhe Fidan Alitin që janë në qendër të mbrojtjes.

I vetmi mesfushor që është ftuar nga Superliga është talenti i Ballkanit, Lindon Emërllahu. Përkundër se ai qëndroi një kohë të gjatë jashtë fushave, përzgjedhësi Franco Foda e ka përfshirë në listë për ndeshjen me Norvegjinë.

Gjithsesi gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit kosovar në top formë ishin edhe dy mesfushorët si Drilon Islami (Prishtina) dhe Etnik Brruti (Malisheva), por dyshja në fjalë ende nuk ka marrë ftesë nga Foda.

E në repartin ofensivë janë ftuar dy top shënuesit më të mirë të sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligë, Muhamet Hyseni dhe Drilon Hazrollaj.

Smakaj dhe Abdullahu - Kush janë dy futbollistët e ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Smakaj dhe Abdullahu - Kush janë dy futbollistët e ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Kosovës

Të dy sulmuesit kanë shfaqur formë të mrekullueshme këtë edicion, me Hysenin që ka realizuar 26 gola dhe Hazrollajn një më pak.

Pas një sezoni tejet pozitivë si në aspektin personal ashtu edhe ekipor, këta pesë futbollistë mund të largohen gjatë verës nga skuadrat e tyre për të bërë një hap para në karrierë dhe të luajnë në ligat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori