LAJMI I FUNDIT:

Zelensky telefonon Ramën, e informon për situatën në Ukrainë

Zelensky telefonon Ramën, e informon për situatën në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postim në “X”, Zelensky bëri të ditur se me Ramën kanë diskutuar për situatën në Ukrainë konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv.

“Bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.


E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, ka shkruar Zelensky. /Telegrafi/