LAJMI I FUNDIT:

Studim i ri konfirmon se marihuana përdoret më shumë se alkooli në SHBA

Studim i ri konfirmon se marihuana përdoret më shumë se alkooli në SHBA

Përdorimi i përditshëm i marihuanës ka tejkaluar përdorimin e rregullt të alkoolit në SHBA, sipas të dhënave nga Anketa Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin, të publikuara në revistën “Addiction”.

Në vitin 2022, niveli i përdorimit të marihuanës tejkaloi përdorimin e alkoolit për herë të parë, tha autori i studimit Jonathan Caulkins, studiues i përdorimit të kanabisit në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh.

Sipas rezultateve të studimit, në vitin 2022, rreth 17.7 milionë njerëz e përdorin atë çdo ditë ose thuajse çdo ditë përdorën marihuanë krahasuar me 14.7 milionë njerëz që pinë çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.

Nga viti 1992 deri në vitin 2022, shkalla e përdorimit të rregullt të marihuanës u rrit me 15 herë, raporton abcnews.

Shumica e shteteve amerikane e kanë dekriminalizuar marihuanën, duke lejuar përdorimin e saj mjekësor dhe rekreativ, por ajo mbetet e paligjshme në nivel federal.

Në muajin nëntor, votuesit e Floridës do të vendosin nëse do të miratojnë një amendament kushtetues për të lejuar përdorimin rekreativ të kanabisit dhe qeveria federale synon ta klasifikojë marihuanën si një drogë më pak të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Azia
Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Azia
Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Azia
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Evropa
Kalo në kategori