LAJMI I FUNDIT:

Vriten tre turistë spanjollë në Afganistan

Vriten tre turistë spanjollë në Afganistan

Tre turistë spanjollë dhe një shtetas afgan u qëlluan për vdekje të premten në Bamyan, qytet turistik në Afganistan.

Ky është sulmi i parë ndaj turistëve të huaj në Afganistan që kur talebanët u kthyen në pushtet në muajin gusht të vitit 2021.


“Tre të huaj dhe një afgan u vranë” dhe “katër të huaj dhe tre afganë u plagosën” në sulmet me armë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Mateen Qaniee, pa sqaruar nëse një ose më shumë persona qëndronin pas sulmit.

Në Madrid, një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se tre të huajt e vrarë ishin spanjollë, raporton reuters.

“Tre spanjollë u vranë dhe të paktën një u plagos në një të shtëna në Afganistan”, tha burimi, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Ai shtoi se Ministria po përpiqet të sqarojë se çfarë ka ndodhur, të ndihmojë të lënduarit dhe të kontaktojë me familjet.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tha se ishte i tronditur nga vrasja e turistëve spanjollë dhe shtoi se po monitoronte situatën.

Në Kabul, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se janë arrestuar katër të dyshuar.

Burime spitalore thanë se katër të plagosurit ishin shtetas të Norvegjisë, Australisë, Lituanisë dhe Spanjës. Nuk dihet ende se cili ishte motivi i sulmit.

Bamyan është destinacioni kryesor turistik në Afganistan, ku ka edhe një pjesë nën mbrojtjen e UNESCO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori