LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë ethet për pretendentët e titullit kur kanë mbetur katër xhiro dhe 12 pikë në lojë – orari deri në fund

Fillojnë ethet për pretendentët e titullit kur kanë mbetur katër xhiro dhe 12 pikë në lojë – orari deri në fund

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani, Llapi, por edhe Drita do të vazhdojnë të luftojnë për titullin e kampionit.

Ilir Daja, Tahir Batatina dhe Zekirija Ramadani janë treshja që do të luftojnë për titullin e kampionit në këtë sezon, i cili mund të vendoset me foto-finish, pra në xhiron e fundit.

Kjo pasi, Ballkani është lideri me 66 pikë, Llapi ka 64 pikë, ndërsa Drita mbetet me 62 pikë.


Standings provided by Sofascore

Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund,ku të gjitha zhvillohen në orar të njëjtë, ndërsa të tri ekipet që po luftojnë për titull, kanë nga dy ndeshje në shtëpi dhe dy si mysafir.

Xhiro e 33-të do të zhvillohet të enjten në mesjavë, ku ka përballje të forta për rivalët e titullit.

Por sa i përket përballjeve mes vete, do të takohen vetëm Llapi me Ballkanin dhe atë në xhiron e 35-të (të para fundit) në “Zahir Pajaziti.

Ballkani ka udhëtime te Malisheva dhe siç e cekëm te Llapi, ndërsa pret në Suharekë ekipet e Fushë Kosovës dhe Prishtinës.


Llapi luan mysafir te Gjilani dhe Liria, ndërsa pret në shtëpi Malishevën dhe Ballkanin.

Në anën tjetër Drita do të udhëtojë te Prishtina dhe Gjilani, ndërsa pret në shtëpi Malishevën dhe Feronikeli 74.

Se kush do të shpallet kampion mbetet të shihet kur kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e mbetura të tre rivalëve për titull.

Xhiro 33: Malisheva – Ballkani (E enjte, 9 maj)

Xhiro 34: Ballkani – Fushë Kosova (E diel, 12 maj)

Xhiro 35: Llapi – Ballkani (e shtunë, 18 maj)

Xhiro 36: Ballkani – Prishtina (e shtunë, 25 maj)

Xhiro 33: Gjilani – Llapi (E enjte, 9 maj)

Xhiro 34: Llapi – Malisheva (E diel, 12 maj)

Xhiro 35: Llapi – Ballkani (e shtunë, 18 maj)

Xhiro 36: Liria – Llapi (e shtunë, 25 maj)

Xhiro 33: Prishtina – Drita (E enjte, 9 maj)

Xhiro 34: Drita – Feronikeli 74 (E diel, 12 maj)

Xhiro 35: Gjilani – Drita (e shtunë, 18 maj)

Xhiro 36: Drita – Malisheva (e shtunë, 25 maj)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori