Ukraina tani thuhet se mund të sulmojë thellë brenda territoreve të presidentit rus, Vladimir Putin, me raketat e reja amerikane me rreze të gjata veprimi.
Bëhet e ditur se raketat fillimisht ishin vendosur për të bombarduar një aeroport ushtarak rus në Krime dhe një zonë tjetër të forcave ruse.
“Ne kemi dërguar disa, dhe do të dërgojmë dhe më shumë”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pasi Kongresi miratoi paketën me ndihma.
Ndryshe, raportohet se përdorimi i raketave javën e kaluar nga Ukraina i dha forcave të armatosura ukrainase një shtrirje deri në 300 kilometra, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
“Ardhja e raketave ATACMS me rreze të gjata veprimi në sasi të mjaftueshme do t’u mundësojë forcave ukrainase të degradojnë logjistikën ruse”, tha Instituti për Studimin e Luftës.
Paketa me ndihma amerikane e cila përfshin 61 miliardë dollarë për Ukrainën, u pengua nga mosmarrëveshjet mes republikanëve përpara se ligji të nënshkruhej nga presidenti Joe Biden.
Biden miratoi dërgimin e ATACMS në Ukrainë në shkurt dhe një numër “i konsiderueshëm” i raketave u përfshin në paketë një muaj më vonë.
Por, informacioni rreth dorëzimit të tyre u mbajt i fshehur.
“Raketat ATACMS do të jenë shumë shkatërruese nëse përdoren siç duhet dhe unë jam i bindur se do të jenë”, tha nënkryetari i shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Christopherr Grady. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare