LAJMI I FUNDIT:

Skandali i kurdisjeve në futboll, Agim Ademi bën paralajmërimin e ashpër

Skandali i kurdisjeve në futboll, Agim Ademi bën paralajmërimin e ashpër

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për herë të parë pas skandalit të kurdisjeve që preku Ligën e Parë ku ishin të përfshira Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.

Në një intervistë për KosovaPress, i pari i FFK-së ka thënë se institucioni që ai drejton do të jetë i pa kompromis ndaj të gjitha palëve që në një mënyrë apo tjetër kërcënojnë integritetin e garave në futboll dhe se dënimet do të jenë shumë të ashpra.


Vendimi për përjashtimin e të dy klubeve nga Komisioni i Garave i cilësua nga shumë njohës të futbollit si i ngutshëm, por Ademi ka një përgjigje të prerë për këtë çështje.

Më tutje Ademi ka folur edhe për ankesat e disa klubeve mbi gjyqtarët për shkak të disa pretendimeve se ata me vendimet e tyre po ndikojnë në rezultatet e ndeshjeve duke thënë se nëse ka gjyqtar që qëllimisht e dëmtojnë një skuadër, ata do të përjashtohen nga organizata e gjyqtarëve.

Por, i pari i FFK-së është shprehur i bindur se gjyqtarët në Kosovë janë tejet kualitativë dhe se secili prej tyre ka kaluar të gjitha fazat përgatitore për të ndarë drejtësinë në elitën e futbollit kosovar.

Përtej këtyre problematikave, Ademi ka vlerësuar se futbolli i Kosovës po vazhdon me rritjen e nivelit të cilësisë ndërsa në këtë drejtim do të ndihmojë edhe më shumë infrastruktura sportive në të cilën po punohet me përkushtim shumë të madh. /kp/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori