LAJMI I FUNDIT:

Nuk janë qetësuar gjërat mes tyre: Neymar sulmon Mbappen nga dy postime në Instagram

Nuk janë qetësuar gjërat mes tyre: Neymar sulmon Mbappen nga dy postime në Instagram

Thashethemet për një përçarje mes Neymar Junior dhe Kylian Mbappe nuk janë shuar me largimin e të parit nga Paris Saint-Germain.

Braziliani ka pëlqyer një sërë postimesh që flasin negativisht për francezin, dhe përsëri i bëri të qarta ndjenjat e tij pasi francezi shënoi dy herët kundër Barcelonës për të dërguar PSG-në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Një faqe braziliane e futbollit postoi si më poshtë për sulmuesin 25-vjeçar, duke thënë: “Mbappe tregon edhe një herë se është një djalë i mirë. Por, zuzari i një historie të thënë keq… Ose si mendoni?”.

Imazhi

Ata vazhduan duke thënë se Mbappe e ka atë ‘frymën konkurruese’, ndoshta duke iu referuar kritikave të shpeshta të Neymar ndër vite.

Superylli brazilian, i cili aktualisht po rikuperohet nga një lëndim i ligamentit të kryqëzuar të përparmë në Al-Hilal, la ndjenjat e tij të qarta në komente.

Neymar nuk ka qenë ende në Arabinë Saudite një vit të plotë, por tashmë po flitet për destinacionin e ardhshëm të 32-vjeçarit. Raportet në Barcelonë thonë se ai ka shkëmbyer mesazhe me presidentin e Barcelonës Joan Laporta për një rikthim në vitin 2025, ndërsa në Brazil flitet se ai mund të kthehet në Santos. /Telegrafi/

Imazhi

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori