LAJMI I FUNDIT:

Irani thotë se ka informuar SHBA-në për sulmet e tij kundër Izraelit

Irani thotë se ka informuar SHBA-në për sulmet e tij kundër Izraelit

Irani informoi SHBA-në se sulmet e tij kundër Izraelit do të ishin “të limituara” dhe për vetëmbrojtje.

Kështu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian.


Ai shtoi se Irani i njoftoi fqinjët e tij për sulmet 72 orë përpara.

“Ne informuam miqtë dhe fqinjët tanë në rajon se përgjigja e Iranit kundër Izraelit ishte e sigurt, legjitime dhe e parevokueshme”, citohet të ketë thënë Amirabdollahian në një deklaratë për shtyp.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Ndërkohë zyrtarët e lartë arabë kanë frikë nga një reagim ‘i çmendur’ nga Benjamin Netanyahu.

Dy zyrtarë të lartë arabë thonë se janë të shqetësuar se Netanyahu mund ta përdorë këtë moment për të nisur një luftë më të gjerë me Iranin.

Sipas Sky News, zyrtari ka njohuri të drejtpërdrejta për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit mbi Gazën dhe pengjet izraelite.

I pyetur nëse ai priste që Izraeli të përgjigjej, zyrtari tjetër i lartë nga një vend tjetër rajonal tha: “Nuk do të habitesha nëse ata përpiqen të bëjnë më shumë. Bibi dëshiron të na tërheqë neve atje”. /Telegrafi/