LAJMI I FUNDIT:

Lëvizje e papritur e kryeministrit britanik, Rishi Sunak kërkon zgjedhje të parakohshme

Lëvizje e papritur e kryeministrit britanik, Rishi Sunak kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka njoftuar sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të papritura të parakohshme në muajin korrik.

Kryeministri ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në fillim të verës, gjegjësisht më 4 korrik, pasi pretendoi se inflacioni ishte rikthyer nën kontroll dhe ekonomia po përmirësohej, shkruan theguardian.

“Nuk mund të them të njëjtën gjë për Partinë Laburiste sepse nuk e di se çfarë ofrojnë. Dhe në të vërtetë nuk mendoj se as ju e dini. Dhe kjo sepse ata nuk kanë plan. Nuk ka asnjë veprim të guximshëm. Dhe si rezultat e ardhmja mund të jetë vetëm e pasigurt me ta”, pohoi ai.

“Më 5 korrik, ose Keir Starmer ose unë do të jemi kryeministër. Ai ka treguar herë pas here se do të marrë rrugën e lehtë dhe do të bëjë gjithçka për të marrë pushtetin”, shtoi Sunak.

Laburistët janë rreth 20 pikë përpara në sondazhe ndërsa Keir Starmer pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm pas transformimit të partisë që nga humbja historike e zgjedhjeve gati pesë vjet më parë.

Kryeministri, i cili prej kohësh ka thënë se ndoshta zgjedhjet do të mbahen në gjysmën e dytë të vitit, më parë mendohej se do të priste deri në vjeshtë për të parë se si do të përmirësohet ekonomia.

Megjithatë, Sunak së bashku me bashkëpunëtorët është i bindur se ekonomia nuk ka gjasa të përmirësohet ndjeshëm përpara vjeshtës.

Ndryshe, Starmer ka publikuar një video duke e përmbledhur me një fjalë “Ndryshim”.. /Telegrafi/

https://x.com/Keir_Starmer/status/1793315231147405811

Në trend Botë

Më shumë
G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori