Manchester City ka konfirmuar se Rodri i është nënshtruar me sukses një operacioni të vogël në shpinë pasi ka pasur shqetësime tash e sa kohë.

Klubi anglez tha se procedura e zgjidhi problemin, me lojtarin spanjoll që tani do të fillojë një periudhë të shkurtër rehabilitimi.


City nuk dha asnjë afat kohor specifik për rikthimin e Rodrit, por tregoi se ai do të përqendrohet në rikuperimin e tij përpara se të rifillojë stërvitjen.

“Manchester City mund të konfirmojë se Rodri i është nënshtruar me sukses një operacioni të vogël në shpinë. Mesfushori kishte ndjerë shqetësime për njëfarë kohe, por tani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të adresuar problemin dhe tani do të fillojë një periudhë të shkurtër rehabilitimi”, thuhet në njoftim.


Ndërhyrja kirurgjikale vjen pasi mesfushori luajti një rol kyç në fushatën e suksesshme të Spanjës në Kupën e Botës 2026, pavarësisht problemit me shpinën.

Rodri, 30 vjeç, mbetet një nga lojtarët më me ndikim të Cityt dhe ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Fituesi i Topit të Artë e udhëhoqi Spanjën drejt lavdisë në Kupën e Botës këtë verë dhe tani do të synojë të rikthehet në formë të plotë përpara sezonit të ri.

Emri i tij ka qenë shumë i lidhur me një transferim te Real Madridi këtë verë, ndërsa interesim kanë shprehur edhe Barcelona dhe Paris Saint-Germaihn /Telegrafi/

telegrafi sport app