Real Madridi tashmë ka rivalë të fortë në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Rodrin, këtë verë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrice Hawkins, Paris Saint-Germain dhe Barcelona i janë bashkuar garës për të nënshkruar mesfushorin spanjoll, Rodri.


Pavarësisht interesit konkret të Real Madridit dhe një marrëveshjeje verbale me Rodrin, PSG ka kontaktuar klubin nga Etihad për të eksploruar një transferim të mundshëm.

Barcelona po përpiqet gjithashtu ta bindë atë të shkojë në Camp Nou pas fushatës së tij të shkëlqyer në Kupën e Botës, ku Rodri e udhëhoqi Spanjën drejt titullit dhe fitoi çmimin e “Lojtarit më të mirë” të turneut.

Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, drejtuesit e PSG-së e shohin Rodrin si një mundësi të shkëlqyer në treg, ashtu sikurse edhe Barcelona.

Vlera aktuale e Rodrit në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë 55 milionë euro, teksa spanjolli ka vetëm edhe një vit kontratë me Cityn. /Telegrafi/

telegrafi sport app