Futbollistët e Përfaqësueses Kosovës janë parë teksa ndajnë momente gazmore gjatë kohës kur janë të grumbulluar me ekipin përfaqësues për ndeshjet miqësore apo zyrtare.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka hapur faqen zyrtare në rrjetin e përfolur social TikTok.
Për të krijuar përmbajtje interesante, ekipi menaxhues ka mbledhur disa nga lojtarët e ekipit për t’iu bërë disa pyetje.
Megjithatë, pyetjet të cilat nuk janë publikuar, kanë krijuar shumë të qeshura tek lojtarët duke krijuar momente gazmore.
@ffkkosova Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër ??? #ffkkosova #ffk #kosova #kombëtarja #forcakosove #dardanet ♬ original sound – Federata e Futbollit e Kosovës
Këto momente më pas janë shfaqur në faqen zyrtare, duke kërkuar nga tifozët ta ndjekin faqen e FFK-së në TikTok.
“Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, shkruante në përshkrimin e videos.
Pjesë e videos thuajse të gjithë lojtarët e Dardanëve, duke përfshirë yjet si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Valon Berisha të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251