LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri, shkencëtarët jugkorean mbajtën temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius për 48 sekonda

Rekord i ri, shkencëtarët jugkorean mbajtën temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius për 48 sekonda

Shkencëtarët në Korenë e Jugut kanë shpallur një rekord të ri botëror për kohëzgjatjen (48 sekonda) e mbajtjes së temperaturave prej 100 milionë gradë Celsius – shtatë herë më të nxehta se bërthama e diellit – gjatë një eksperimenti të shkrirjes bërthamore, në atë që ata thonë se është një hap i rëndësishëm përpara për teknologjinë e energjisë, shkruan CNN.

Shkrirja bërthamore kërkon të përsërisë reagimin që bën diellin dhe yjet e tjerë të shkëlqejnë, duke shkrirë së bashku dy atome për të çliruar sasi të mëdha energjie, transmeton Telegrafi.


Shpesh i quajtur si ‘grali i shenjtë’ i zgjidhjeve klimatike të energjisë së pastër, fuzioni ka potencialin të sigurojë energji të pakufishme pa ndotjen e karbonit që ngroh planetin. Por ky proces në Tokë është jashtëzakonisht sfidues.

Mënyra më e zakonshme për të arritur energjinë e shkrirjes përfshin një reaktor në formë petulle të quajtur tokamak, në të cilin variantet e hidrogjenit nxehen në temperatura jashtëzakonisht të larta për të krijuar një plazmë.

“Temperatura e lartë dhe plazmat me densitet të lartë, në të cilat reaksionet mund të ndodhin për kohëzgjatje të gjata, janë jetike për të ardhmen e reaktorëve të shkrirjes bërthamore”, tha Si-Woo Yoon, drejtor i qendrës së kërkimeve KSTAR në Institutin korean të Energjisë së Fusionit (KFE), i cili arriti rekordin e ri.

Mbajtja e këtyre temperaturave të larta “nuk ka qenë e lehtë për t’u demonstruar për shkak të natyrës së paqëndrueshme të plazmës me temperaturë të lartë”, tha ai për CNN, prandaj ky rekord i fundit është kaq domethënës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori