LAJMI I FUNDIT:

Mjafton një gol i Raphinhas, Barcelona mposht me rezultat të ngushtë Las Palmasin

Mjafton një gol i Raphinhas, Barcelona mposht me rezultat të ngushtë Las Palmasin

Barcelona ka marrë fitoren e tretë radhazi në La Liga, pasi ka mposhtur Las Palmasin me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Barcelona nga fillimi deri në fund të saj, por që nuk pati shumë gola të shënuar.


Në minutën e 19-të ishte braziliani Raphinha që shënoi, por goli i tij u anulua nga VAR për shkak pozitës jashtë loje.

Pesë minuta më vonë portieri mysafir Alvaro Valles lëshoi portën dhe pengoi Raphinhan duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Gjithsesi 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan baras 0-0.

Barcelona e gjeti golin e epërsisë në minutën e 59-të, kur Raphinha shënoi me kokë pas një asistimi fantastik nga Joao Felix për 1-0.

Përkundër rasteve të shumta, gola më nuk pati dhe Barcelona arkëtoi tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë fitore gjiganti katalunas mbetet në pozitën e dytë me 67 pikë, pesë më pak se Real Madridi që ndodhet në pozitën e parë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e ardhshme Barcelona e zhvillon në udhëtim te Cadiz, derisa Las Palmas pret Sevillan. /Telegrafi/