LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruajnë Ahmeti, Rexhepi, Hoxha dhe Thaçi për Frontin Evropian

Nënshkruajnë Ahmeti, Rexhepi, Hoxha dhe Thaçi për Frontin Evropian

Kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti, të LP-së, Skender Rexhepi, të PDE-së, Arijanit Hoxha dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi sot kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6
Lexo po ashtu Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Arijanit Hoxha tjerash tha se kjo garë e Frontit Evropian është si UÇK e vitit 2001 në Maqedoni dhe se prijësi i tyre është Ali Ahmeti.


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë fjalimit oponentëve ju tha se kjo është garë me Rusinë jo me kryetarët e opozitës.

Skender Rexhepi tha se fitorja e Bujar Osmanit në zgjedhje presidenciale do të thotë fitore bindëse për Frontin Evropian në zgjedhjet Kuvendare.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se ky koalicion është vazhdimësi e nismës së Arben Xhaferit.

“Miqësia jonë e sotme do të thotë vazhdimësi e bashkëpunimit që e nisëm me Arben Xhaferin. Sot e vazhdojmë një rrugëtim kombëtar. Ky front nuk ka interesa personale, por ka interesa kombëtare”.

Në pyetjen e gazetarëve, Ahmeti tha se edhe krahu i Ziadin Selës në ASH, do të jetë pjesë e Frontit Evropian dhe kjo është çështje ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Lajme
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lajme
Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori