LAJMI I FUNDIT:

Spanja po planifikon një ndryshim të madh në formacion për Euro 2024 ‘për shkak të Gavit’

Spanja po planifikon një ndryshim të madh në formacion për Euro 2024 ‘për shkak të Gavit’

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente thuhet se po planifikon një ndryshim të madh në formacion dhe gjithçka është për shkak të dëmtimit të Gavit.

Gavi ishte një lojtar kyç për Spanjën nën drejtimin e trajnerit De La Fuente, por lëndimi i tij do të thotë që do të ketë ndryshime.


Trajneri i kombëtares La Roja pritet të ndryshojë rreshtim dhe mos të paraqitet sikurse me Gavin në formacionin 4-3-3.

Sipas mediumit spanjoll Relevo, De La Funte do të rikthehet në formacionin e tij ideal 4-2-3-1.

Spanja me Gavin

Gavi ishte një nga shtytësit e sulmit në rreshtimin 4-3-3 të De La Fuete me lirinë për të mbërritur në fushë si një mesfushor i avancuar.

Me Gavin në fushë, Rodri ishte mesfushor me tipare mbrojtëse, ndërsa Fabian Ruiz një mesfushor qëndron balancues.

Spanja pa Gavi

Pa Gavin, Spanja pritet të vendoset në një formacion 4-2-3-1 me Dani Olmo që zë vendin e 10-të.

Në krahët e sulmit pritet të luajnë Nico Ëilliams dhe Lamine Yamal, ndërsa në mesfushë përkrah Rodrit do të jetë Martin Zubimendi. /Telegrafi/