LAJMI I FUNDIT:

Spektakël me katër gola në finale, Prishtina kthehet në fund ndaj Ballkanit

Spektakël me katër gola në finale, Prishtina kthehet në fund ndaj Ballkanit

FinAlja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës po del të jetë shumë interesante, ku pas 90 minutash rezultati është i barabartë 2-2.

Prishtina edhe pse ishte në disavantazh prej 2-0, arriti që brenda pesë minutash të barazojë rezultatin në 2-2

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në mesfushë, për të mos u dhënë mundësi të mira kundërshtarit.

Nga një gabim në mesfushë, Ballkani arriti të përfitojë për të gjetur golin e epërsisë.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Walid Hamidi realizoi pas asistimit nga Almir Kryeziu për të zhbllokuar ndeshjen dhe për ta kaluar Ballkanin në epërsi 1-0.

Ballkani e kishte iniciativën në pjesën e parë, por edhe kryeqytetasit kishin një rast të mirë me Mërgim Pefqelin me kokë, por që gjuajtje e tij shkoi jashtë portës.

Fillimi i pjesës së dytë nisi me një incident kur u godit portieri i Ballkanit, Enea Koliçi, nga tifozët e Prishtinës që ishin pas porte.

Me të filluar pjesa e dytë, Ballkani arriti të shënojë golin e dytë në ndeshje. Një harkim i Armend Thaqit gjeti Meriton Korenicën që me kokë shënoi për 2-0.

Në vijim Prishtina kishte rast me Dion Gallapenin, ndërsa Ballkani u kundërpërgjigj me Marsel Ismajgecin.

Por, Prishtina si një klubi i madh që nuk dorëzohet kurrë, arriti të fitojë penallti në minutën e 77-të pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Bajram Jashanica.

Rasti u shikua në VAR dhe u vendos për penallti, ku Albin Krasniqi ishte i saktë për 2-1.

Prishtina pas goli mori tërësisht lojë në dorë, ku në minutën e 82-të, Albin Krasniqi shërish me një gjuajtje të bukur barazoi për 2-2.

Kryqyteteasit kanë mundur të fitojë sikur Ardian Muja te ishte i saktë me një goditje me kokë nga afër.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori