LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano tregon emrat e trajnerëve që janë në listën e Chelseat

Fabrizio Romano tregon emrat e trajnerëve që janë në listën e Chelseat

Chelsea shkarkoi Mauricio Pochettino të martën dhe është në kërkim të një trajneri të ri.

Fabrizio Romano ka publikuar përditësimin më të fundit në lidhje me emrat që janë në listën e klubit londinez për strategun e ri.

“Thomas Frank, Kieran McKenna, Enzo Maresca janë përmendur të gjithë në listën e Chelseat. Është ende një garë e hapur”, shkroi gazetari në Twitter.


“Sebastian Hoeness mbetet shumë i vlerësuar, por konsiderohet i vështirë për t’u emëruar”.

“Nuk ka bisedime me Kompany (në listën e Bayernit), Tuchel, Flick apo Conte. Diskutimet e brendshme vazhdojnë”, ka zbuluar Romano.

Zyrtare: Chelsea dhe Pochettino ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme
Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea dhe Pochettino ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme

Frank ka bërë një punë të mirë me Brentford në një nga buxhetet më të ulëta të Ligës Premier.

McKenna mori Ipswich nga Championshipi dhe e inkuadroi në Ligën Premier në dy sezone. Maresca fitoi kampionatin me Leicesterin në sezonin e tij të parë me Foxes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso kërkon një transferim të nivelit të lartë pas katastrofës kundër PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim të nivelit të lartë pas katastrofës kundër PSG-së

La Liga
Courtois kritikon bashkëlojtarët, teksa bën një deklaratë të çuditshme pas humbjes së thellë nga PSG-ja

Courtois kritikon bashkëlojtarët, teksa bën një deklaratë të çuditshme pas humbjes së thellë nga PSG-ja

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit që luajti në humbjen ndaj PSG-së arrin marrëveshje për t'u larguar nga klubi menjëherë pas ndeshjes

Ylli i Real Madridit që luajti në humbjen ndaj PSG-së arrin marrëveshje për t'u larguar nga klubi menjëherë pas ndeshjes

Ligat tjera
Messi vazhdon të terrorizojë mbrojtjet kundërshtare, vendos një rekord të ri në MLS dhe eklipson Pelen

Messi vazhdon të terrorizojë mbrojtjet kundërshtare, vendos një rekord të ri në MLS dhe eklipson Pelen

Ndërkombëtare
Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Ligat tjera
Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Kalo në kategori