Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar të plotë dosjen dërguar nga ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të cilët kërkohen për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin me 19 prill 2023.
Data 25 mars është dhe dita kur nis shqyrtimi në themel i kërkesës së shtetit shqiptar për ekstradimin e tyre.
Katër britaniket dhe shqiptari, Edmond Haxhia, pranuan nisjen e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë.
Shqyrtimi i dosjes ku ndodhet kërkesa për ekstradim, parashikohet të zgjasë shtatë ditë.
Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin se katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur nën vëzhgim viktimën. Ndërkohë, portugezi Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezident në Angli, dyshohet se është ekzekutori Nikulajat.
Ai u ekstradua nga Maroku në Shqipëri në fund të vitit 2023.
Shteti shqiptarë do të mësojë për vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të kërkesës për ekstradimin e pesë të kërkuarve gjatë muajit prill.
Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimit, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit.
Nisur nga këto rrethana, të kërkuarit nga drejtësia shqiptare nuk do të jenë në dispozicion të drejtësisë së vendit tonë deri në fund të këtij viti./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë