Nga: Stuart Jeffries / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Një ditë, një shoqe e ngushtë e Sharon Stoneit doli për darkë me familjen e saj. Vjehrri i shoqes e këshilloi të mos merrte pica, meqë sapo kishte lindur fëmijë dhe duhej të humbte peshë. Ky rast frymëzoi një nga pikturat e Stoneit, Është kopshti im, papak [It’s My Garden, Asshole]: një akrilik i mrekullueshëm që përshkruan një kopsht impresionist vezullues që mbahet lidhur në një tokë të valëzuar me rozë të çeltë dhe rozën e tipit de-kuningian [Willem de Kooning].
Pra, vjehrri ishte papak, pyes? Jo krejtësisht, shpjegon ylli gjatë një videotelefonate nga shtëpia e saj në Kaliforni. Kur Stone shkoi për ta bërë pikturën, një dron fluturonte mbi shtëpinë e saj. Mund ta shihni një njollë të zezë lart në të majtë të kanavacës. “Thosha, këta njerëz duhet ta thyejnë qafën nga kopshti. Janë aq të zënë duke u përpjekur që të na spiunojnë, saqë as nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë.”
Pra, kjo është një pikturë e zemërimit, që shpreh mllefin ndaj pushtetit patriarkal dhe ndaj rrënimit të privatësisë? “Jo! Është histori dashurie”! Stone shpjegon se shoqja e saj kishte luftuar prej kohësh për të pasur fëmijë. “Kur më në fund lindi fëmijën, pasi kaloi nëpër kaq shumë vështirësi, natyrisht u mërzit kur një plak i thinjur i tha që të humbiste peshë. I thashë asaj, ‘shko thuaj se është shansi i tij i fundit për t’u bërë gjysh dhe se ti dëshiron që ai ta dojë atë fëmijë pas gjithçkaje që ti ke kaluar’. Dhe, e bëri! Dhe, tani ata janë miqtë më të mirë”!
Stone, 66 vjeçe, filloi të pikturonte gjatë koronavirusit, kur një mik ia dha asaj një libër për ngjyrosje sipas numrave. Tre vjet më vonë pikturon deri në 17 orë në ditë. Aktualisht ka një ekspozitë personale në një galeri në Berlin dhe një tjetër në San Francisko në muajin e ardhshëm. Nëse kjo ju bën të ndiheni si dembelë, ngushëllojeni veten me mendimin se Stone ndoshta nuk do të kishte hapësirë në galeri nëse nuk do të ishte e famshme. “Ndoshta jo”, pranon Stone, “por do të isha më e vlefshme nëse do të isha e vdekur. Nëse ekziston mundësia e një jetëgjatësie më të shkurtër, kjo është gjë e mirë për gratë artiste”.
Prit pak, çfarë? Kujton se kishte marrë materialet e saj në një takim në një galeri të Nju-Jorkut. “Pas dy orëve, më në fund thashë: ‘A do ta shikosh punën time’? Dhe, e di ti se çfarë tha? ‘A po planifikon të vdesësh – së shpejti’? Kështu që i thashë: ‘Kam dy orë që rri këtu duke të dëgjuar ty dhe miqtë e tu bash për asgjë’? ‘Po’”.
Stone e di se ajo mund të fitojë para të mëdha vetëm nëse ua jep galerive atë që ato dëshirojnë. “Johnny Depp është duke shtypur fotografi të njerëzve, duke vendosur pak ngjyrë mbi to dhe duke i nënshkruar dhe duke krijuar pasuri”, thotë ajo. (Dy vjet më parë, koleksioni debutues i artit Depp Friends and Heroes … u shit për rreth 3.65 milionë dollarë.) “Më takuan galeritë dhe më thanë, ‘a mund të bësh të lutem printime të fytyrës sate’? Mendoj se është detyra ime të mos e bëj këtë. Është detyra ime të hap një dritare për gratë e tjera dhe ta mbaj të hapur edhe më tej”. Kështu ka bërë si aktore, thotë ajo, dhe tani këtë po e bën si artiste.
Më thotë se po kërkon 40 mijë dollarë për disa nga pikturat e saj. Përveç çdo gjëje tjetër, blerësit do të marrin shumë sipërfaqe për paratë e tyre. Stone shpeshherë punon në shkallë të madhe. Merreni si shembull diptikun e saj abstrakt të vitit 2023, Amelia. Për një përbërje marramendëse neo-gjeometrike, ajo u frymëzua nga ajo që duhet të ketë qenë ngjashmëri me aviatoren pioniere Amelia Earhart, “që të ishe vetëm në një aeroplan kaq gjatë, ditë pas dite, orë pas ore”.
Shuma prej 40 mijë dollarëve është sigurisht më shumë se 25 dollarët që Stone kërkonte për pikturat që bëri si adoleshente – për ta ndihmuar shkollimin e saj. Sharona e vogël e fitoi defektin e artit nga halla e saj Vonne, në qytetin e vogël të Penislvanisë. Prindërit e saj, Dorothy dhe Joseph, ishin, siç tregon vajza e tyre në kujtimet e saj Bukuria e të jetuarit dy herë [The Beauty of Living Twice], jo aq shumë “irlandezë të klasës së mesme” sa “irlandezë të lavamanit të kuzhinës”. “Prindërit e mi nuk vinin nga një shtëpi e dashur prindërore. Prindërit e mi erdhën nga të qenit fëmijë skllevër”, thotë ajo. “Babai im jetonte në një hambar që në moshën katërvjeçare; nëna ime u dhurua kur ishte nëntë vjeçe, për të qenë shtëpiake, pastruese dhe kuzhiniere”.
Edukimi i tyre i ashpër formësoi fëmijërinë dhe karakterin e vetë Stoneit. “I ke kryer detyrat para se të luash, para se të hash. Dhe, nëse nuk e ke bërë, do të tërhiqesh nga shtrati dhe të përmbysesh shkallëve”.
Halla Vonne i ofroi arratisje nga ajo botë e ashpër dhe e katalizoi dashurinë e përjetshme të Stoneit për artin. “Piktura ishte vetëm një gjuhë tjetër ku unë u rrita duke mësuar”. Studioi në Universitetin Edinboro, aty pranë, por hoqi dorë nga arti për t’u bërë modele. “Nuk e kisha përshtypjen se mund të mbijetoj si piktore. Më ofruan punë modelimi me pesë mijë dollarë në ditë. Kështu që mendoja: 25 dollarë apo pesë mijë”?
Modelimi e çoi në Nju-Jork dhe e bëri pjesë në Studio 54. Pastaj, më 1980 qëndroi në radhë për të qenë statiste në filmin Stardust Memories të Woody Allenit, dhe e merr rolin e një “vajze të bukur në tren” që nuk fliste. Zbulimi i saj erdhi 10 vjet më vonë, në filmin fantastiko-shkencor të Paul Verhoevenit, Total Recall. Dy vjet pas kësaj, punoi përsëri me regjisorin holandez në thrillerin e jashtëzakonshëm erotik, Basic Instinct.
“Mos harro atë që tha Marilyn Monroe”, thotë Stone: “Gratë që kërkojnë të jenë të barabarta me burrat, nuk kanë ambicie”. Citimi është ndoshta apokrif, por është e qartë se pse e pëlqen. Personazhet më intrigues në CV-në e Sharon Stoneit janë gratë ambicioze që nuk duan aq shumë të jenë të barabarta me burrat – jo aq sa duan t’i shkelmojnë ata. “Luaja karaktere të mëdha”, pranon ajo. “Absolutisht. Qëndroja pranë burrave në vend që të isha prapa tyre.”
Roli për të cilin ajo është më krenare është Ginger McKenna në Casino të Martin Scorseseit më 1995, ku luajti përballë Robert De Niros. “Bob më inkurajoi në çdo mënyrë të mundshme. Ishte mahnitëse për mua, saqë më tha se performanca e tij varej nga performanca ime. Thjesht bëra gjithçka që munda të bëj për t’i shërbyer atij, sepse ishte dëshira ime të punoja me të dhe kjo u realizua”.
Që atëherë, karriera e saj e aktrimit nuk i ka arritur ato lartësi. “Isha e tronditur që nuk ia dola të vazhdoja të punoja mirë, sepse bëra gjithçka për të qenë më e mirë”. Sigurisht që ka pasur probleme të dokumentuara mirë për mizogjininë e Hollivudit: zbuloi së fundmi se gjatë xhirimeve të filmit Sliver të vitit 1993, producenti i Hollivudit, Robert Evans, e këshilloi të bënte seks me aktorin William Baldwin – për të përmirësuar performancën e tij. Megjithatë, arsyeja kryesore se pse ka qenë më pak e spikatur në Hollivud në vitet e fundit, është sepse në vitin 2001, dy javë pas 11 shtatorit, Stone pësoi sulm nga hemorragjia në tru, një ngjarje që frymëzoi titullin e autobiografisë së saj.
“Kur mbyllet një derë, më duhet ta hap një tjetër”, thotë ajo. “Libri im është shitur në 22 shtete deri tash”. Tani ajo po shkruan një roman. Është adhuruese e urtësisë së mitologut krahasimtar Joseph Campbell, filozofia e të cilit, e përmbledhur në sloganin “ndiqe lumturinë tënde”, e shtyu Stonein të kalonte nga seti filmik në kanavacë. “Më shtyu të marr disa furça të mira dhe të kujtoja atë që mendova se kisha harruar”.
Vërtet nuk ke pikturuar për gati gjysmë shekulli? “Nuk munda. Kam punuar 307 ditë në vit. Kur nuk isha në xhirime, fluturoja për në konferenca shtypi. Isha në shtëpi gjashtë ditë në një vit, nëntë ditë në një tjetër. Pra, jo. Nuk pikturova”.
Por, tani këtë e bën. Shumë shpejt ka grumbulluar një numër veprash në të cilat mund të shihen ndikimet e artistëve Joan Miró, Monet dhe Kandinsky. Stone thotë se, ashtu si Kandinsky, e ndjen ngarkesën shpirtërore kur pikturon – megjithëse nga artistët rusë admiron më shumë Rodchenkon.
Ekspozita në Berlin quhet Totem. “Totemët shpeshherë shërbejnë si monumente për elasticitetin dhe forcën”, thotë Stone. “Këto piktura më duken totemike. Krijimi im i përditshëm i artit më ndihmon të dal nga pesha e kësaj kohe alarmante të cilën të gjithë ne po e jetojmë”.
Ndër pikturat që ekspozon aktualisht është një e quajtur Të lutem mos e shkel barin [Please Don’t Step on the Grass]. U frymëzua nga udhëtimet në Izrael në vitin 2006 dhe mori një rezonancë të re nga sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe shkatërrimit pasues të Gazës. Subjektet janë kufijtë, pushtimet dhe marrëzia e pushtimit. “Para se të fillojmë të vrasim, të gjymtojmë dhe plagosim mijëra gra dhe fëmijë, kemi nevojë për tru më të madh, më shumë inteligjencë emocionale, jo më shumë energji për penisin e vogël. Piktura ime ka të bëjë me të gjitha këto”.
A është më e lumtur si piktore sesa aktore? “Nuk po e them këtë. Më pëlqeu shumë të punoja si aktore. Nëse dikush ma ofron një rol të rëndësishëm, do ta marr. Por, kjo nuk po ndodh”.
Pse jo? “Ajo që ndodh në biznes është se sapo të bëhesh shitës i madh, duan të të vendosin në projekte të vogla në mënyrë që të financojnë njerëzit që duan ta fillojnë karrierën. Gjë e mirë, por nuk jam për këtë. Dua të punoj me mjeshtrit, sepse e kam fituar vendin tim tek ata”.
Këmbëngul të jetë kreative, ndërkohë që karriera e saj e aktrimit është në pauzë. “Është vërtet e rëndësishme të vazhdosh të jesh krijues, ta lëmë atë rubinet të rrjedhë, në mënyrë që arti yt të mbetet gjithnjë i pranishëm dhe modern”. Si për të vërtetuar këtë, më thotë se po planifikon të kalojë pjesën tjetër të ditës në një pikturë për ekspozitën e saj të re në San Francisko. Nuk nxiton të kthehet në aktrim, jo sipas kushteve të njerëzve të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje