LAJMI I FUNDIT:

NE E DUAM JETËN NËSE GJEJMË NJË MËNYRË PËR TA DASHUR

NE E DUAM JETËN NËSE GJEJMË NJË MËNYRË PËR TA DASHUR

Poezi nga: Mahmoud Darwish
Përktheu: Roland Gjoza

Ne e duam jetën nëse gjejmë një mënyrë për ta dashur
Ne vallëzojmë mes martirëve dhe ngremë minare për viola dhe palma

Ne e duam jetën nëse gjejmë një mënyrë për ta dashur
I vjedhim krimbit të mëndafshit një fije për të qepur një qiell dhe një gardh gjatë emigrimeve tona
Hapim deriçkën e kopshtit që jasemini të dalë si një ditë e bukur në rrugë


Ne e duam jetën nëse gjejmë një mënyrë për ta dashur
Ne mbjellim, aty ku zëmë vend, bimë që rriten shpejt dhe korrim të vdekurit
Ne i biem fyellit dhe nxjerrim prej tij ngjyrat e ëndërrimit, skicojmë mbi brazdat e dheut një ulërimë
Ne i shkruajmë emrat në gur, o vetëtimë, bëje natën më të kthjellët dhe më blu.

Ne e duam jetën nëse gjejmë një mënyrë për ta dashur

Në trend Kultura

Më shumë
Thënie të Frojdit: Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!

Thënie të Frojdit: Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!

Fjala+
Thënie të Sokratit: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!

Thënie të Sokratit: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!

Fjala+
ÇORAPET

ÇORAPET

Fjala+
Dashuritë e Titos: X gra, X fëmijë!

Dashuritë e Titos: X gra, X fëmijë!

Kulture
AUTOBIOGRAFI

AUTOBIOGRAFI

Poezi
RUBAIRAT

RUBAIRAT

Poezi
Kalo në kategori