Poezi nga: Giuseppe Conte
Përktheu: Anton Papleka

Sa shumë që zgjaten orët
E ditës, sa i pangishëm është Shkurti
Prej ari të marrtë dhe jete
Që sapo ka nisur të lindë
Te degët që mbijnë nga asgjëja
Ku do të çelin lulet
Që na thonë se duke nisur nga asgjëja
Mund të kemi sërish forma, erëmime, ngjyra.
Kjo është mrekullia jote, Dashuri
Ky vullnet i papërmbajtshëm për të qenë
Lënda që brufullon e lëviz
Që paloset dhe përzihet dhe trazohet,
Energjia detare e erës,
Energjia ajrore e dallgëve.
Kjo është mrekullia jote, Dashuri,
Fryma që depërton te gjërat,
Që zbrazëtinë e mbush me lule mimozash,
Siç bën në rrugët ligure shkurti.