ËNDRRA

Jorge Luis Borges (1899-1986)
Poezi nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Maksim Rakipaj
Nëse gjumi qenka (siç thonë), paqe,
thjesht një pushim i mëndjes,
përse pra, kur zgjohesh beftas,
të bëhet sikur të kanë vjedhur një thesar?
Përse kaq mërzi të zgjohesh herët? Ajo orë
na vjedh diçka të papërfytyrueshme,
aq të afërt, të dashur sa vetëm në dremitje
mund të përkthehet, ai prag me ëndrra praruar,
a ndoshta të zbehta pasqyrime
të ndërprera prej thesareve të hijeve,
të një bote pa kohë, pa emër,
që dita e shtrembëron në pasqyrat e saj.
Cila do të jesh sonte në terrin e gjumit,
nga ana tjetër e murit?
Nga
Telegrafi
47 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































