Nga: Jorge Luis Borges
Nga Bajram Karabolli
Ja ç´na rrëfen historiani arab El Isakí:
Njerëz shumë të besuar (ama veç Allahu është i gjithëdijshmi, i plotfuqishmi dhe i gjithëmëshirshmi që nuk fle) tregojnë se në Kajro na qenkësh një njeri shumë i pasur. Ky njeri që zotëronte tërë atë pasuri, duke qenë shumë shpirtmadh dhe bujar, i humbi të gjitha, veç shtëpisë së të atit. Kësisoj, u detyrua të bënte punë krahu për të fituar bukën e gojës.
Një ditë punoi e u lodh aq shumë sa në darkë e zuri gjumi poshtë një fiku, mu aty, te kopshti i tij. Dhe pa në ëndërr një njeri të lagur, i cili, pasi nxori nga goja një monedhë ari, i tha: “Fati yt është në Persi, në Isfahan. Shko atje ta gjesh.”
Në mëngjes, kur u zgjua, u nis menjëherë për atë rrugë të gjatë. Përballoi rreziqet e shkretëtirës, të anijeve, të piratëve, të idhujtarëve, të lumenjve, të bishave dhe të njerëzve. Më në fund, arriti pranë Isfahanit, por e zuri nata në rrethinat e atij qyteti dhe u shtri për të fjetur në oborrin e një xhamie. Pranë xhamisë ishte një shtëpi dhe, me Dekret të të Gjithëfuqishmit Zot, një bandë hajdutësh kaloi mes për mes xhamisë dhe u fut në shtëpi. Njerëzit që flinin aty u zgjuan të tmerruar nga poterja e hajdutëve dhe, duke bërtitur, kërkuan ndihmë. Po ashtu edhe fqinjët pranë bërtitën për ndihmë, derisa ia behu kapiteni bashkë me rojet të natës së asaj zone. Banditët dolën nga çatia dhe ia mbathën. Kapiteni dha urdhër për të kontrolluar xhaminë dhe aty gjetën njeriun nga Kajroja. E zhdëpën në dru me shkopinj bambuje, derisa u bë për të vdekur.
Pas dy ditësh, kur e mori veten në burg, kapiteni dha urdhër t´ia sillnin.
– Kush je dhe nga vjen? – e pyeti.
– Jam nga qyteti i famshëm i Kajros dhe më quajnë Mohamet El Magreb.
– Pse ke ardhur në Persi?
I huaji, gjithmonë i sinqertë, iu përgjigj:
– Një njeri, në ëndërr, më urdhëroi: “Shko në Isfihan, sepse atje është fati yt.” Dhe tani që erdha këtu e pashë se fati që më premtoi njeriu i ëndrrës qenka druri që zotrote më dhe me aq bujari.
Kur dëgjoi këto fjalë, kapiteni ia dha gazit, duke e hapur gojën vesh më vesh, sa iu dukën edhe dhëmbët e pjekurisë. Pastaj i tha:
– Dëgjo këtu, o njeri i marrë dhe naiv. Tri herë e kam parë një ëndërr, sikur ndodhesha në një shtëpi në qytetin tënd, në Kajro. Pas asaj shtëpie ishte një kopsht, në kopsht kishte një orë diellore. Pas orës ishte një fik dhe pas fikut një çezmë. Në themelet e çezmës kishte një thesar. Nuk i kam besuar kurrë këto marrëzira. Ndërsa, ti, si një dështak i dalë nga kryqëzimi i një mushke me një shejtan, i marrosur pas një ëndrre, ke bërë tërë atë rrugë të gjatë. Që të mos të ta shikoj më surratin këtu, na këto monedha dhe mbathja nga ke ardhur.
Njeriu nga Egjipti, mori çfarë i dha kapiteni dhe u kthye në shtëpinë e tij. Pastaj, menjëherë shkoi dhe gërmihu në themelet e çezmës së kopshtit të tij (siç tregonte ëndrra e kapitenit) dhe gjeti thesarin.
Kështu pra, me bekim të Zotit, u shpërblye duke u pasuruar përsëri. Zoti është Zemërgjeri, i Mistershmi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak