LAJMI I FUNDIT:

Iu publikua një fotografi me Radoiçiqin, reagon Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës

Iu publikua një fotografi me Radoiçiqin, reagon Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës

Pas publikimit të një fotografie të Millan Radoiçiqit dhe ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, ka reaguar ky i fundit përmes një postimi në X.

Ai tha se do të ishte i zhgënjyer nëse nuk do të “niste një fushatë negative me rastin e kthimit të tij në Serbi”, transmeton Telegrafi.


Gjuriq madje nuk tentoi të mohojë takimin, duke thënë se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve tjerë keqdashës për asgjë”.

Fotografia që ngre shumë dilema, ku dhe kur u takuan Marko Gjuriq dhe Milan Radoiçiq?
Lexo po ashtu Fotografia që ngre shumë dilema, ku dhe kur u takuan Marko Gjuriq dhe Milan Radoiçiq?

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk i kam turpëruar asnjëherë kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe më pëlqen të takohem edhe sot e kësaj dite, jam takuar shumë herë, në kuadër të punës sime, edhe me udhëheqës të shumtë shqiptarë, të cilët janë të akuzuar nga drejtësia vendase dhe ndërkombëtare për luftë të papërshkrueshme e krime kundër popullit tim”, tha Gjuriq.

Ai ka shtuar se ” në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha”.

“Kjo ka qenë gjithmonë më e vështirë për mua personalisht. Si dhe takimet që kam pasur me etnonacionalistët Kurti dhe Sveçla të cilët shkelin brutalisht të drejtat elementare njerëzore të serbëve në Kosovë dhe kanë gjak të pafajshmëve në duart e tyre. Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres të ballafaqohen me të gjithë së bashku”, ka shkruar ambasadori i Serbisë në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori