LAJMI I FUNDIT:

Joshua dhe Ngannou kanë bërë peshimet para meçit – kjo është pesha e dy boksierëve

Joshua dhe Ngannou kanë bërë peshimet para meçit – kjo është pesha e dy boksierëve

Francis Ngannou dhe Anthony Joshua u ngjitën në peshore një ditë para luftës së tyre në Riad të Arabisë Saudite.

Ngannou pas matjes peshoi 123.6 kilogramë para ndeshjes, ndërsa Joshua 114.5 kilogramë.


Ata sot kishin edhe një përballje para kësaj ndeshjeje mjaft tërheqëse, e cila do të zhvillohet të premten në mbrëmje rreth mesnate.

Ish-kampioni i UFC-së, Francis Ngannou po shkon në meçin e tij të dytë radhazi në boks, pasi në të parin, ai befasoi këndshëm ndaj Tyson Fury, ndoshta boksierin më të mirë sot, por në fund gjithsesi humbi me një vendim kontrovers të gjyqtarëve.

Deri dy vjet e gjysmë më parë, Anthony Joshua mbante të gjithë rripat e peshave të rënda, përveç atij WBC.

Parashikohet se kush do ta fitojë duelin mes Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou
Lexo po ashtu Parashikohet se kush do ta fitojë duelin mes Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou

Ai i humbi në luftën kundër ukrainasit Oleksandr Usyk. Britaniku humbi edhe në revansh ndaj Usykut dhe së fundmi po tenton të rikthehet në skenën e madhe me fitore ndaj luftëtarëve më pak të njohur.

Në tre luftimet e tij të fundit, ai mundi Jermaine Franklin Jr., Robert Helenius dhe Otto Wallin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

La Liga
Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Bundesliga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

La Liga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori