LAJMI I FUNDIT:

Azerbajxhani demolon ndërtesën e ish-parlamentit armen të Karabakut

Azerbajxhani demolon ndërtesën e ish-parlamentit armen të Karabakut

Televizioni shtetëror i Azerbajxhanit transmetoi të martën pamjet, që tregojnë buldozerët që shkatërrojnë ndërtesën që dikur shërbente si parlament separatist armen në Nagorno-Karabakut, shkruan Reuters.

Shkatërrimi i transmetuar në televizion, shfaq buldozerët që demolonin ndërtesën, një mënyrë demonstrative e rivendosjes së kontrollit nga Azerbajxhani që kur forcat e tij rimorën Karabakun vitin e kaluar, dhe më shumë se 100 mijë armenë u larguan.


Rajoni kishte qenë më parë de fakto i pavarur nga Baku, që nga një luftë që përfshiu rënien e Bashkimit Sovjetik në fund të viteve të 80-ta dhe fillim të viteve të 90-ta, transmeton Telegrafi.

Media shtetërore e Azerbajxhanit tha se ndërtesa e parlamentit, së bashku me një strukturë fqinje që strehon një shoqatë armene të veteranëve të luftës, janë shkatërruar pasi ato ishin ndërtuar “ilegalisht”.

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për spastrim etnik – një akuzë e mohuar nga Baku, e cila ka këmbëngulur se armenët e enklavës ishin të mirëpritur të qëndronin në territor.

Armenët e Karabakut thonë se janë larguar masivisht sepse nuk ndihen të sigurt në Azerbajxhan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Evropa
Kalo në kategori