LAJMI I FUNDIT:

Midis Bayernit, Napolit dhe Milanit – e vërteta pas të ardhmes së Contes

Midis Bayernit, Napolit dhe Milanit – e vërteta pas të ardhmes së Contes

Antonio Conte është gati të rikthehet në punë pas një viti ‘jashtë fushave’ dhe ka tre rrugë përpara trajnerit italian– Bayern Munich, Napoli dhe Milan .

Trajneri 54-vjeçar italian u largua nga Tottenham Hotspur pothuajse saktësisht 12 muaj më parë pasi rrotat filluan të dilnin nga projekti në klubin londinez dhe ai ka marrë kohë për t’u çlodhur dhe për t’u rikuperuar me familjen pas një periudhe të vështirë.


Gjatë gjithë këtij sezoni, Conte ka qenë i preferuari për shumë punë si trajner në Serie A, me Napolin më serioz në përpjekjen për ta kapur atë. 54-vjeçari e bëri të qartë se nuk donte të bashkohej me një klub në mes të seoznit, duke i lënë gjërat të hapura deri në verë.

Te Milani me dy mendje: Drejtuesit e duan Mottan, Ibrahimovic zgjedh Conten
Lexo po ashtu Te Milani me dy mendje: Drejtuesit e duan Mottan, Ibrahimovic zgjedh Conten

Gazetari Daniele Longo nga Calciomercato.com detajon sesi Conte është veçanërisht i interesuar të marrë drejtimin nga Thomas Tuchel në Bayern Munich, duke besuar se gjigantët gjermanë do të ishin më të përshtatshmit për stilin e tij të futbollit dhe dëshirën për të filluar menjëherë fitimin e trofeve.

Conte nuk është zgjedhja e parë e Bayernit, me vështrimin e tyre te Xabi Alonso i Bayer Leverkusenit, por ai ende po i dërgon sinjale skuadrës bavareze, duke e mbajtur emrin e tij në listë.

Conte ëndërron stolin e gjigantit evropian, por Mourinho shihet si favorit
Lexo po ashtu Conte ëndërron stolin e gjigantit evropian, por Mourinho shihet si favorit

Presidenti i Napolit, De Laurentiis e di se ‘jo’ e trajnerit nuk ishte përfundimtare në fillim të sezonit dhe do të kthehet në verë për të provuar dhe bindur atë të bëjë kalimin në kryeqytetin e Campanias, duke diskutuar ndoshta gatishmërinë e tij për të investuar në tregun e transferimeve.

Sa i përket Milanit, ende nuk janë hapur bisedimet mes dy palëve, pavarësisht nga besimi i Zlatan Ibrahimovic se Conte do të ishte zgjedhja perfekte për të zëvendësuar Stefano Piolin. Kuqezinjtë po presin deri në verë përpara se të fokusohen seriozisht te një trajner i ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Kalo në kategori