LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është lidhur me një lëvizje shokuese në një klub të Ligës së Kampionëve këtë verë.

Kur Ronaldo u largua nga Manchester United me pëlqim të ndërsjellë në nëntor 2021 dhe bëri një lëvizje në Superligën e Arabisë Saudite, u duk se karriera e sulmuesit në Evropë kishte marrë fund.


Ronaldo ka qenë produktiv si kurrë më parë në Arabinë Saudite, me një het-trik në ndeshjen e tij të fundit për Al Nassr kundër Al Wehda duke e çuar atë në 47 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr
Lexo po ashtu Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Dhe, sipas raportimeve, pamëshirshmëria e vazhdueshme e 39-vjeçarit para portës ka tërhequr vëmendjen e skuadrës më në formë evropiane.

Sipas gazetarit Alhazza Mutab, Ronaldo ka tërhequr interesimin e Bayer Leverkusenit.

Në të vërtetë, kampionët e sapokurorëzuar të Bundesligës, të cilët për mrekulli mbeten në rrugë për një sezon pa humbje në të gjitha garat, dyshohet se duan të nënshkruajnë me pesë herë fituesin e Topit të Artë këtë verë.

Ronaldo dyshohet se është rekomanduar nga menaxheri i Leverkusenit, Xabi Alonso, i cili luajti përkrah sulmuesit kur dyshja ishin në Real Madrid.

Nëse Ronaldo do të ishte i hapur për një rikthim në Evropë është e pasigurt, me lojtarin që ka folur për standardet e Superligës Saudite që nga transferimi i tij atje. /Telegrafi/