Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bordi i Paqes reagon për përfshirjen e Kosovës në ISF

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Vendit Pjesëmarrës për përfshirjen e Kosovës në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), ka reaguar edhe Bordi i Paqes.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Bordi i Paqes ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, Bordit të Paqes, Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Grupit Punues për Gazën kanë finalizuar zyrtarisht marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në ISF.
Sipas reagimit, kjo marrëveshje dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj misionit të ISF-së dhe mbështetjen e saj për objektivat strategjike të Planit 20-Pikësh të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe komandanti i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.
Bordi i Paqes ka theksuar se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të angazhuar në selinë e ISF-së që nga fillimi i pranverës, ku kanë kontribuar në planifikimin në fushën e logjistikës, çështjeve civile dhe operacioneve për pastrimin e mjeteve të pashpërthyera.
Sipas Bordit të Paqes, ky kontribut është i rëndësishëm për funksionimin e misionit dhe për krijimin e kushteve të sigurisë të nevojshme për rindërtimin e Gazës.
Në reagim, Bordi i Paqes dhe ISF-ja kanë shprehur mirënjohje ndaj Kosovës për angazhimin e saj në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme./Telegrafi/
At a ceremony in Pristina today, representatives of the Republic of Kosovo, the Board of Peace & the International Stabilization Force signed the Participating Country Agreement for the inclusion of Kosovo in the ISF. Kosovo will provide critical support for the mission of… pic.twitter.com/iUwXJ5N1MD
— Board of Peace (@BoardOfPeace) September 7, 2026




































