LAJMI I FUNDIT:

Rama: Synojmë të ecim përpara me projektin e gazifikimit të vendit, drejt përfundimit studimi për lidhjen e TAP-it me TEC-in e Vlorës

Rama: Synojmë të ecim përpara me projektin e gazifikimit të vendit, drejt përfundimit studimi për lidhjen e TAP-it me TEC-in e Vlorës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi sot se mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpunimit me TAP, po synohet ndërtimi i një qendre të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë.

Gjatë punimeve të Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku, Rama theksoi se është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.


“Aktualisht në Shqipëri po kërkojmë të ecim përpara drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe falë mbështetjes së presidentit Aliyev kemi nisur këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në traditën tonë historike që na ishte privuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri kutjoi se Shqipëria ka qenë një vend krejt i izoluar nga perëndimi dhe lindja. “Jetonim në një Kore Veriu në mes të Europës dhe praktikisht të gjitha sistemet tona, nga sistemet e gazit, në sistemet hekurudhore ishin thuajse jo ekzistuese dhe tërësisht të shkëputura nga pjesa tjetër e botës”, tha Rama.

Rama në Azerbajxhan: Gati studimi i gazifikimit të Korçës, diversifikojmë burimet e energjisë
Lexo po ashtu Rama në Azerbajxhan: Gati studimi i gazifikimit të Korçës, diversifikojmë burimet e energjisë

Kryeministri theksoi se “kjo është edhe arsyeja pse e vlerësojmë shumë këtë kapitull të ri në procesin tonë të zhvillimit”.

“Marco Polo përshkruante sesi Baku ishte e bekuar me puse nafte dhe sesi nafta nxirrej, përdorej për ndriçim e për shërim por ishte vetëm viti 1877 kur Charles Marvin dha prova të pakundërshtueshme me se kohë përpara se të lindte Krishti gazi eksportohej nga gadishulli Absheronit ku gjendet Bakuja në territoret e Irakut, Iranit, Indisë moderne dhe vendeve të tjera. Dje pasuria e pa matë e Bakusë mbështeti epokën e artë të civilizimeve aziatike dhe europiane”, tha Rama.

Tashmë, kryeministri nënvizoi se të njëjtat burime, të njëjtat fusha gazi kanë potencialin të çelin një epokë të re për vendet tona.

“Një epokë të një bashkëpunimi shumëpalësh, të një paqe që zgjat e përparimi që mbështetet në shkarbonizim dhe furnizime me energji të qëndrueshme”, theksoi ai.

Rama përgëzoi Azerbajxhanin, vend që shprehet i hapur për tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.

“Është kaq treguese kur një vend kaq i pasur në karburante, fosile bën një hap përpara dhe thotë le të shohim të gjithë së bashku mënyrën sesi tranzicioni i energjisë së gjelbër mund të jetë real, mund të jetë i qëndrueshëm dhe me përfitime për të gjithë pjesën tjetër të botë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori