LAJMI I FUNDIT:

Rama në Azerbajxhan: Gati studimi i gazifikimit të Korçës, diversifikojmë burimet e energjisë

Rama në Azerbajxhan: Gati studimi i gazifikimit të Korçës, diversifikojmë burimet e energjisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit Transatlantik që është një lidhje jetike në Korridorin Jugor të gazit.

Kryeministri Rama ishte sot i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, duke iu adresuar Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku, Azerbajxhan.


Rama nënvizoi se “Shqipëria është 100% e mbështetur si vend në energjinë e ripërtëritshme, por kërkon të diversifikojë burimet e energjisë, që aktualisht mbështeten në burime hidrike.

Kryeministri u ndal te ecuria e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë, ku tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri.

Po ashtu, Rama theksoi se është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.

“Shqipëria dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë më tej projekte në interes të përbashkët, në rrugën e një miqësie e partneriteti që vetëm do të forcohet në çdo hap”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori